Lu: Po shqyrtojmë pretendimet për vëllain e Xhafajt, Rama të flasë në emrin e tij

schedule15:33 - 11 Maj, 2018

schedule 15:33 - 11 Maj, 2018

Ambasadori i SHBA në vendin tonë komenton akuzat e Partisë Demokratike dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama ne lidhje me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”.  Ky është mesazhi i drejtpërdrejt i bere publik sot nga ambasadori amerikan Lu.

Reagimi i kryediplomatit amerikan vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se nëse akuzat e opozitës do ishin të vërteta, dhe jo baltë para procesit të pritshëm të hapjes së negociatave për antarësim të vendit tonë në BE, i pari që do fliste do ishte ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin.

Ky mesazh ka bërë të reagojë ambasadori amerikan Lu, i cili le të nënkuptohet se ende nuk është thënë fjala e fundit nga ana e selisë diplomatike amerikane në vendin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!