Lu për lëvizjet në prokurori: Hetimet “VIP” të ecin pa ndërhyrje politike

schedule20:58 - 9 Maj, 2018

schedule 20:58 - 9 Maj, 2018

Pas lëvizjeve të kryera nga kryeprokurorja Marku në drejtimin  e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ardhur një reagim edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Donald Lu, komentoi se ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike.

Ambasadori citon deklaratën zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas së cilës, emërimi i prokurores Donika Prela në krye të Krimeve të Rënda, në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme.

“Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”, shprehet ambasadori amerikan, Donald Lu./aabcnews.al