Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat është shprehur edhe për marrëveshjen e LSI-së me kryedemokratin Lulzim Basha.
I pyetur nëse skema e ndjekur nga Kryemadhi e Basha mund t’i maksimalizojë votat, Meta tha se dy forcat politike le të dalin si të duan.
“Kjo nuk çështje e presidentit. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të dalë e për të votuar.”
Po ashtu, kreu i shtetit tha se Presidenca do të hapë një portal që të jetë për ankesat e qytetarëve në periudhën e votimeve. “Do hapet një portal në Presidencë për qytetarët që kanë probleme. Presione, përdorim policie, presione në administratë të shtetit.”
Në 26 prill, Meta tha se të gjithë qytetarët do ta respektojnë kushtetutën ndërsa theksoi se nëse partia që ai ka themeluar përfaqëson oligarkinë, i fton të gjithë shqiptarët që të votojnë kundër.
“Nëse ish partia që kam themeluar unë, përfaqëson oligarkinë, ta votojnë gjithë shqiptarët kundër, nëse promovon banditë, ta fshinë nga faqja e dheut. Nëse nxit shpopullimin e Shqipërisë, urgjent të mos e votojnë. sb/abcnews.al/