“Louis Vuitton” hodhi në treg çantën me flamurin shqiptar për 9.900 euro, reagon Rama

schedule11:55 - 7 Janar, 2023

schedule 11:55 - 7 Janar, 2023

Marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet.

Ky gjest i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë komente në rrjetet sociale.

Madje, “nuk i ka shpëtuar” as kryeministri Edi Rama, pasi ka ndarë disa foto në Facebook, duke e cilësuar flamurin më të bukur në botë.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton.

FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, ka shkruar ai krahas imazheve të çantave me flamurin shqiptar.

Kujtojmë që modeli i kësaj çante është i limituar dhe kushton plot 10.335 dollarë, respektivisht 9.900 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!