Lot dhe shumë emocione! Anxhela Peristeri surprizohet në ‘Abc e pasdites’: O Zot, Ermal ç’më bëre!

schedule18:32 - 19 Nëntor, 2020

schedule 18:32 - 19 Nëntor, 2020

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri  këtë të enjte ishte e pranishme në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku u emocionua pa fund nga surprizat e bëra në program.

Prej vitesh këngëtarja ka jetuar në Selanik, Greqi, ku  ka dhe miq të mirë. Dy video-mesazhe të bëra nga miqtë e saj më të ngushtë, Jani dhe Maria, bënë që këngëtarja të qante në program. Ata e uronin për pjesmarrjen në festival duke i dëshiruar fitoren por duke theksuar dhe veçantinë e saj si mike.

“O Zot! Ku e gjete? Nuk më besohet çfarë  ke bërë Ermal. Jani nuk më treguar asgjë edhe pse kam folur çdo ditë. Se di pse kur marrë kështu përshëndetjesh nuk e di pse prekem kaq shumë. Më ke nxjerrë dy miq që i kam shumë përzemër dhe i kam shumë larg. Më mungojnë çdo ditë, ndaj u preka shumë”, thotë Anxhela teksa fshinte lotët.

Ajo në këtë intervistë  foli për detaje të tjera si pjesëmarrja e saj në Festivalin e RTSH, apo se si e kaloi izolimin në Greqi, pasi doli pozitive me covid 19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!