“Los Colchoneros” kërkojnë “hakmarrjen”, në synimet e Atletico Madrid edhe objektivi i Milan

schedule18:16 - 20 Korrik, 2024

schedule 18:16 - 20 Korrik, 2024

Ardhja e tekniku Paulo Fonseca në stolin e Milan po sjell një revolucion të vërtetë te “Kuqezinjtë”.

I pari i transferuar në epokën e strategut portugez është “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata, me “Djajtë” që paguan në mënyrë të papritur klauzolën e tij, duke lënë “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, pa një sulmues pykë.

Në tilla rrethana “gjigantët” e Madridit kanë nisur menjëherë punën për zëvendeësimin e spanjollit dhe në listën e tyre të dëshirave është edhe objektivi kryesor i Milan, sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug, i cili pëlqehet shumë edhe nga tekniku Diego Simone.

Për kartonin e tij, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kërkojnë plot 25 milionë euro, shifër që nuk përbën aspak problem për “Bardhekuqtë”, teksa një transferim i Fullkrug në “Metropolitano”, mund të konsiderohej edhe si një “hakmarrje”, pas kalimit të Morata në Serie A. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!