Lorik Cana: Edi Reja nuk ka asnjë lloj përvoje përveç kampionatit italian

schedule17:56 - 20 Prill, 2019

schedule 17:56 - 20 Prill, 2019

Eduardo Reja tek Shqipëria do të thotë edhe mirë, edhe keq, por edhe një dyshim, është ky mendimi i ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Cana.

Duke folur në një intervistë televizive, Cana gjykoi se italiani me origjinë sllovene do ta ndihmojë ekipin përfaqësues, por njëkohësisht duhet parë sesa do të ndikojë mosha e tij, si dhe një faktor tjetër.

Eshtë një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin evropian. Kur një trajner ka një moshë 73-vjeçare dhe me përvojë, qëllimi është i qartë, të stabilizohet ekipi dhe të merret më e mira deri në nëntor. Ka vetëm një përvojë jashtë Italisë, e cila ka qenë më duket për një vit në Kroaci. Kjo pjesa që nuk ka asnjë lloj përvoje përveç kampionatit italian është pak një pikëpyetje, por nga ana tjetër është një person që e njeh shumë mirë futbollin”, tha ai.

Cana mund të vlerësohet si një personazh që e njeh mirë kombëtaren, pasi luajti 92 ndeshje me fanelën kuqezi, duke qenë edhe në finalet e Euro 2016-ës në Francë.

Reja u mor si trajner nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas konsultimeve me drejtues të tjerë të institucionit si zv. Presidenti Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm Shulku.

Ai u shpall kandidaturë fituese ndaj të tjerëve, mes të cilëve edhe Xakeroni, për shkak të cilësive profesionale, por edhe mundësive financiare të Federatës.

Reja bëhet i treti trajner italian radhazi në ekipin përfaqësues, pas Xhani De Biazit dhe Kristian Panuçit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!