Lorenc Vangjeli në “Log.”: Edi Rama, oligarku i vetëm në Shqipëri

schedule22:41 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 22:41 - 28 Dhjetor, 2021

Analisti Lorenc Vangjeli mendon se oligarku i vetëm në Shqipëri është Edi Rama. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetari Endri Xhafo, Vangjeli tha se nuk njeh ndonjë biznesmen në Shqipëri që t’i imponohet Edi Ramës.

Nisur nga kjo, sipas tij, i vetmi oligark në Shqipëri është Edi Rama. “Nuk ka në Shqipëri oligarkë në kuptimin që i ka dhënë politika kësaj fjale. Zgjidhni secilin prej atyre emrave që këtu i quajnë rëndom oligarkë, i cili mund të marrë në telefon Edi Ramën dhe t’i tundë gishtin. Është e kundërta. Është totalisht e kundërta”, tha Vangjeli.

Në të njëjtën linje ishte edhe zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu. Sipas tij, nuk ka biznesmenë në vend që të imponojnë politikat qeveritare, edhe pse sipas tij, është normale që biznesi të jetë i orientuar drejt fitimit.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë, por ka klientë të qeverisë. Ka një ligj në ekonominë e tregut sipas të clit qëllimi i biznesit është fitimi. Në çdo rast, ne s’duhet të akuzojmë biznesin pse mori një tender apo PPP, por qeverinë. Oligarkët tanë janë fitues tenderësh”, tha Shehu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!