Lorenc Jemini, ish-arbitri i FIFA-s, ka komentuar në një intervistë për Panorama-Sport golin e anuluar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, mes Partizani dhe Vllaznisë. Në rolin e specialistit të gjykimit, Jemini për rastin konkret ka deklaruar:
“E kam parë me qindra herë rastin dhe kam arritur në konkluzionin se nuk ka faull. Arbitri kryesor, Ferataj, deri në atë moment ishte OK me menaxhimin që i bëri lojës, por çudia më e madhe është që nuk besoi tek ajo që pa vetë në fushë, por te kolegu i tij që ishte në VAR.
Sulmuesi i Vllaznisë, Aralica, nuk bën asnjë veprim që mund të përfitojë për të kërcyer me kokë më lart se kundërshtarët, në rastin konkret ndaj Belicës dhe Matondos. Ai nuk vendos as bërrylin dhe as duart ndaj kundërshtarëve, ndërsa kontaktin me ta e ka në pikën më të lartë, pikërisht aty ku ka goditur topin me kokë.
Aty vendos dorën që po kërcen, sepse nuk ka ku ta çojë, pasi është duel ajror. Lojtarët e Partizanit nuk janë futur as në dyluftim. Ku është faulli këtu?! Ky rast edhe në basketboll nuk është faull. Aralica u ngrit në ajër, goditi me kokë dhe gjatë kërcimit, patjetër që dora mund të ketë ndonjë prekje te kundërshtari, por kjo nuk përbën faull”. / abcnews.al