Loredana dhe Zuna marrin çmimin e rëndësishëm për bashkëpunimin e tyre të parë

schedule08:21 - 4 Prill, 2020

schedule 08:21 - 4 Prill, 2020

Vetëm një javë më parë, Loredana Zefi dhe Zuna publikuan këngën e tyre të pare.

“Du bist mein” (Ti je e imja) u titullua kënga, klipi i së cilës u xhirua në shtëpi.

Dy reperët realizuan videoklipin më të thjeshtë ndonjëherë, duke përfshirë në të edhe fansat e tyre me video të shumta nga TikTok.

Kënga “Du bist mein” ka goditur publikun dhe ka rezultuar ndër më të suksesshmet madje, Loredana dhe Zuna kanë fituar çmimin e rëndësishëm për këtë bashkëpunim.

Ata kanë marrë një trofe për këngën që po qëndron në krye të top-listave dhe vazhdon të jetë më e dëgjuara prej një jave.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Loredana falenderon të gjithë ata që mbështesin muzikën e saj./abcnews.al