Teuta pret Kukësin në “Niko Dovana” duke filluar prej orën 19:45. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dy ekipet, pasi edhe verilindorët dhe durrsakët kërkojnë 3 pikët për të arritur objektivat e tyre.
Diego Longo në këtë përballje ka disa mungesa, ndërsa është dashur të gjejë edhe zëvendësuesit e tyre, ndërsa Arapi duket i kompletuar.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Aleksi, E. Vilaj, Peposhi, L. Vila, Hebaj. Trajner: Renato Arapi
Kukësi: Xhika, Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Marku, Ndreca, Gj. Taipi, De Lucas, Musta, Bahtiri, Milunovic. Trajner: Diego Longo. /f.a/abcnews.al