Kukësi ka nënshkruar me një nga të rinjtë e ekipit U21, pasi trajneri Diego Longo është bindur nga cilësitë e tij. Mesfushori Xhoi Hajderaj ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist dhe pritet që këtë sezon të ketë hapësira në Superiore me verilindorët.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Xhoi Hajdëraj ka firmosur ditën e sotme kontratën e re me skuadrën tonë, për 5 vitet e ardhshme.
Mesfushori 21-vjeçar ishte pjesë e Kukësit U21 sezonin e fundit, duke debutuar në Kategorinë Superiore ndeshjen ndaj Kastriotit. Prej ditësh, Hajdëraj është stërvitur me ekipin e parë, duke bindur stafin teknik.
Paraditen e sotme ai ka rinovuar kontratën me ekipin tonë deri në vitin 2026, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti me kontratën më të gjatë. Klubi i Kukësit i uron Xhoit edhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, njofton klubi i Kukësit. /abcnews.al