“Lonely Planet”: Tirana ndër 10 destinacionet më të mira të Europës

schedule12:48 - 22 Maj, 2018

schedule 12:48 - 22 Maj, 2018

Prestigjiozja amerikane “Lonely Planet”që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, ka renditur Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë. Në artikullin e saj, “Lonely Planet” shkruan se kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet “portë” por është metropol i fuqishëm që ka pësuar transformim.

“Dikush vështirë se do të impresionohej lehtë, nëse do t’i tregonin një destinacion udhëtimi më të mirë sesa Tirana, një qytet që gjendet mes brigjeve të Adriatikut dhe Alpeve Shqiptare. Por ky nuk është thjesht një qytet hyrës për në këtë vend, është vërtet një metropol plot energji që ka përjetuar një transformim rrënjësor, falë ish-kryebashkiakut që tani është kryeministri i Shqipërisë. Ai i ktheu ndërtesat e mërzitshme dhe gri, në disa pallate shumëngjyrëshe, inkurajoi banorët që të linin makinat për të përdorur biçikletat, dhe rivendosi fokusin në hapësirat e gjelbërta të qytetit. Rezultati është vërtet bindës”, thotë “Lonely Planet”.

Prestigjiozja evidenton mrekullinë që ofron mali i Dajtit, ku nuk duhet humbur edhe një udhëtim me teleferik për të shijuar pamjen panoramike dhe më pas për të shijuar ushqimin tradicional. Mbrëmjet në zonën e njohur si ish-“Blloku”, janë një tjetër element që veçohet nga “Lonely Planet”, ku turistët mund të shijojnë atmosferën fantastike . “Një ditë tipike në Tiranë, përfshin një xhiro me teleferik nga qendra e qytetit në majën më të lartë, në malin e Dajtit. Pamje panoramike, eksperiencë me ushqim tradicional dhe bio, në restorante lokale, dhe më pas një tur në baret e shumta natën, në vende ku shërbehen koktejle, dhe bare të dizenjuara në bazë të trendit të fundit në lagjen e ish Bllokut, njëherë  e një kohë, territor i bosave të korruptuar komunistë”, shkruhet më tej në artikullin e një prej faqeve më të njohura në botë për turizmin.

 10 vendet turistike

Tirana-Shqipëri

Emilia-Romagna, Itali

Cantabria, Spanjë

Friesland, Holland ë

Kosova

Provence, Francë

Dundee, Skoci

Small Cyclades, Greqi

Vilnius, Lituani

Vipava Valley, Slovenia

/abcnews.al