Londo: Kalendari artistik i teatrit do të respektohet pavarësisht kush e drejton

schedule17:50 - 11 Janar, 2019

schedule 17:50 - 11 Janar, 2019

Kalendari artistik i Teatrit Eksperimental miratuar nga bordi i këtij institucioni, do të respektohet, pavarësisht  vendimit se kush do ta drejtojë këtë institucion, për 4 vitet e ardhshme kështu u shpreh drejtori në detyrë Kiço Londo. Londo tha se këtë sezon për herë të parë do të vijë në Tiranë Ivica Bujan, një prej 10 regjisorëve më të mirë në botë për të punuar me artistët e Teatrit Eksperimental për Jul Çezarin.

Drejtori në detyrë i Teatrit Kombëtar Eksperimental, Kiço Londo, thotë se pak rëndësi ka se kush do ta drejtojë këtë institucion në 4 vitet e ardhshme, pas mbarimit të mandatit të tij. Londo ishte në garë për këtë post me Jonida Beqon, por për të ka rëndësi realizimi i projekteve artistike

Kalendari artistik sipas Kiço Londos i miratuar nga Bordi Artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli” do të vijojë siç është planifikuar në fillim të stinës artistike. Në këtë sezon për herë të parë do të vijë në Tiranë Ivica Bujan, një prej 10 regjisorëve më të mirë në botë për të punuar me artistët e Teatrit Eksperimental për Jul Çezarin. Ndërkohë që këtë fundjavë do të jetë Monodrama “Dome”./abcnews.al