Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Lombardia gjen “paqen”, për herë të parë që nga shkurti asnjë viktimë gjatë 24 orëve

schedule17:42 - 19 Korrik, 2020

schedule 17:42 - 19 Korrik, 2020

Në Itali është shënuar numri më i ulët i viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar vetëm tre viktima.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 218 raste të reja.

Lombardi që për muaj me radhë ishte vatra e nxehtë e koronavirusit, për herë të parë nga 22 shkurti nuk është shënuar asnjë viktimë.



Rastet e reja me COVID-19 në këtë rajon janë 33 persona nga 7.039 tamponë të kryer me simptoma të lehta dhe disa të tjerë të dalë nga testet serologjike.

Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është 35.045.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!