Pas protestës 24 orëshe të zhvilluar në Vlorë, pronarët e bizneseve kanë njoftuar se ditën e sotme se do të qëndrojnë të hapur për festën e Kurban Bajramit.
Ata theksojnë se nuk janë tërhequr nga protesta, por këtë vendim e kanë marrë në respekt të festës, po ashtu edhe për ti dhënë mundësi qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të reflektojnë në lidhje me kërkesat e tyre.
“Nuk jemi tërhequr nga protesta. Ne siç e paralajmëruar e bëmë protestën 24 orëve, por në respekt të festës së Kurban Bajramin dhe për ti lënë hapësirën qeverisë që të reflektojnë ne vendosëm që të qëndrojmë sot hapur.
Por për në kërkesat janë të rëndësishme, nuk duam gardh policor, orari të shtyhet orari policor deri në 2 të mëngjesit, fasha e muzikës të jetë deri në 24:00 me sfond muzikor pa ndotje akustike, pra kërkesa normale me të gjitha parametrat në kuadër të situatës që ne ndodhemi”, tha një pronar biznesi në Vlorë.
Gjithashtu ai shtoi se po diskutohet për bojkote nëse nuk do të marrin asnjë përgjigje gjatë këtyre ditëve./abcnews.al/