Pritet që 48 orët në vijim të jenë të rëndësishme në selinë e Partisë Demokratike. Kjo pasi në orën 13.30 ka nisur një takim mes kreut Sali Berisha dhe drejtuesve politikë të qarqeve për të përcaktuar mënyrën sesi do të vijojë agjenda opozitare.
Edhe të martën, në po të njëjtën orë pritet që të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike në të cilën pritet të miratohet nisja e procesit të primareve. Nëse nesër miratohet nisja e procesit të primareve, pas shtatë ditësh do të kemi kandidatët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.
Ndërkohë kujtojmë se janë dy procese që do të ecin paralel, pasi po bëhen negociata që edhe pjesa tjetër e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj t’i bashkohet grupimit të Sali Berishës për të dalë në këto zgjedhje vendore me kandidatë të përbashkët. /abcnews.al/