Koronavirusi i ka mbyllur të gjithë brenda, por ka edhe nga ata që dalin kundër vendimeve të klubeve. Callum Hudson-Odoi ishte i pari lojtar i Premier League që u infektua me COVID-19. I gjithë Chelsea përfundoi në karantinë dyjavorshe, por Mason Mount ka thyer rregulloren.
Mesfushori 21-vjeçar është dalluar nga një tifoz, edhe pse kishte tentuar të fshihej nën maskën e tij. Anglezi ka qenë i shoqëruar nga Declan Rice, lojtar i West Ham. E sigurt që Chelsea do të përgatisë një gjobë të majme për lojtarin e talentuar.
Veprimi i tij cilësohet serioz dhe një shembull i keq, që nuk duhet ndjekur nga futbollistët e tjerë. “Blutë e Londrës” pritet të marrin masa, ndërsa Mount duhet ta harrojë daljen jashtë për njëfarë kohe. /abcnews.al