Lojtari i Bundesliga pozitiv me COVID-19, do testohet edhe Klaus Gjasula

schedule21:47 - 13 Mars, 2020

schedule 21:47 - 13 Mars, 2020

Paderborn në panik dhe shkak është Coronavirusi. Fillimisht klubi i Bundesliga doli me njoftim që trajneri Steffen Baumgart kishte kryer testin për të parë nëse e ka COVID-19, kurse tani njofton se një futbollit ka dalë pozitiv.

Bëhet fjalë për Luca Kilian, i cili do të duhet të qëndrojë në karantinë. Klubi gjerman bën me dije se do të koordinohet me autoritetet lokale për ta përballuar këtë situatë dhe do t’u qëndrojë pranë lojtarëve dhe gjithë punonjësve të vet.

Nesër është programuar që lojtarët të bëjnë edhe testin për Coronavirusin, gjë që normalisht do ta bëjë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!