Në botën e sportit janë rikthyer infektimet me Covid-19. Interi lajmëron që një lojtar ka dalë pozitiv në tamponin e kryer. Ai është Valentino Lazaro, lojtari austriak që sezonin e fundit e kaloi i huazuar te M’Gladbach.
25-vjeçari është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës së Simone Inzaghit. Koronavirus edhe te Bayer Leverkusen.
? | COMUNICATO
Valentino Lazaro è risultato debolmente positivo al Covid-19 ?https://t.co/yBP08613Zf
— Inter ??? (@Inter) July 15, 2021
Në testet e kryera përpara fillimit të fazës përgatitore, Joel Pohjanpalo ka marrë vesh që është pozitiv. Sulmuesi finlandez, shënoi golin e parë për kombëtaren e tij në një Europian, në triumfin 1-0 ndaj Danimarkës në Euro 2020.
ℹ️ Joel Pohjanpalo has tested positive for COVID-19 and will miss the training camp in Zell am See.
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 15, 2021
Ai ka nisur karantinën dhe shpreson të rezultojë negativ në testin që do të kryejë pas disa ditësh. Infektimet vijojnë edhe në Formula 1. Skuderia McLaren njofton që tre pjesëtarë janë pozitivë me koronavirus.
McLaren Racing statement on CEO Zak Brown.
— McLaren (@McLarenF1) July 15, 2021
Testet u kryen në funksion të Çmimit të Britanisë së Madhe që zhvillohet në fundjavë. Midis tre emrave është edhe ai i bosit Zak Brown. Për fat të mirë, asnjë nga pilotët, Lando Norris dhe Daniel Ricciardo, nuk ishte në kontakt të ngushtë me të infektuarit. /abcnews.al