Të fundit e fitoi një vajzë.
Skuadra australiane e notit vazhdon të ndjekë historinë në Lojërat Olimpike, dhe ndonëse e di se do ta ketë tepër të vështirë, sërish do të luftojë deri në fund.
Kaylee McKeown triumfoi në garën e 100 metrave shpinë në Paris 2024, në një konkurrencë të fortë me dy rivale amerikane.
Regan Smith dhe Katharine Berkoff ishin vërtet ambicioze dhe e mbajtën nën presion deri në finish kampionen nga Kuinslendi, jo vetëm kaq, por dyshja amerikane kishte fituar garën e parë kualifikuese dhe pastaj gjysmëfinalen, e mendohej se e arta do të shkonte përtej Atlantikut.
Mirëpo, McKeown kishte plane të tjera dhe ia doli me kohën 57”33, teksa vendosi një rekord të ri olimpik dhe barazoi rekordin e Oqeanisë.
Smith doli e dyta me 33 të qindat më shumë, ndërsa Berkoff ishte 65 të qindat prapa.
Skuadra australiane ka tani 4 të arta olimpike në not në Paris, duke qenë në vend të parë, ndërsa duhen edhe 5 ditë gara në pishinë.
Hera e fundit që Australia i la prapa Shtetet e Bashkuara në medaljet e arta olimpike në not ishte në 1956, kur Lojrat u mbajtën pikërisht në Melburn.
Nuk dihet nëse historia do të përsëritet. /i.m /abcnews.al