Kina ka bërë me dije se do të hakmerret ndaj SHBA për bojkotin diplomatik për Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian në një deklaratë për mediat ka thënë se Kina do të marrë “kundërmasa të vendosura”, por nuk dha detaje të mëtejshme. SHBA ka thënë se të hënën nuk do të dërgonte diplomatë në Pekin për shqetësimet në lidhje me të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut.
Ai shtoi se atletët amerikanë mund të shkojnë dhe do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë.
Zhao në deklaratën e tij akuzoi SHBA-në për shkelje të “neutralitetit politik në sport” dhe tha se bojkoti i propozuar ishte “i bazuar në gënjeshtra dhe thashetheme”./abcnews.al