“Loja me mosdeklarimin e pagave reale duhet të marrë fund”, Rama: Fiskalizimi? “Syri” i Inteligjencës Artificiale do të zbulojë kush gënjen

schedule12:26 - 22 Tetor, 2024

schedule 12:26 - 22 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi bizneset se mosdeklarimi i pagave reale duhet të marrë fund.

Në një takim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave, tha se në procesin e fiskalizimit do të ndërthurin Inteligjencën Artificiale, për të zbuluar abuzimet që bëhen nga bizneset.

“Kur bëhen krahasimet me rajonin, rajoni është më afër pagës reale dhe shumë larg nga paga reale kur dalim atje me ato paga. Pagat reale në Shqipëri janë njësoj si vende më të zhvilluara të rajonit si Serbia por në deklarime dalim poshtë. E dini që kemi bërë një fazë të parë të evolucionit dixhital me fiskalizimin. Ka sjellë zhvillime pozitive, por na ka treguar se te hilja kemi si komunitet, një aftësi që sikur këto kompanitë e mëdha si Google do të kishin ecur më përpara se atë që të kap shqiptari në sistemin më të sofistikuar dixhital s’e kap dot dikush tjetër. Ama kemi gjetur edhe ilaçin dhe bizneset se truket me fiskalizimin s’do të funksionojë. Sepse ka dalë AI, një sy që kam çdo hile. Dhe të gjitha transaksionet do të kalojnë nëpërmjet atij syri. Dhe nuk është një sy si i Inspektorit të Tatimeve. Syri i Inspektori i Tatimeve ka problemin se sheh aq sa do, dhe ka një veti që nuk sheh fare kur di ta shkelësh. Ky syri inteligjentës artificiale që është duke u futur në mesin tonë do të na ndihmojë për të kuptuar kush gënjen, kush herë e shtyp dhe kush nuk e shtyp kasën fiskale.

E dyta, do të na ndihmojë për bizneset që janë shembull në zbatimin e ligjit, nuk do të shohin më asnjë inspektor në derë. Do të vëzhgojë çdo transaksion, lëvizje parash edhe kur të jeni duke fjetur . Do të japë raportin që ky biznes s’ka nevojë për inspektim, është në rregull. Ne nuk do t’i pranojmë më deklarimet e pagave siç doni ju. Loja deklaro 600 euro pagën mesatare në ndërtim dhe ne qeveria merr nga këto, atë pjesë të sigurimeve shoqërore që del nga 600 euro dhe ndërkohë pensionistët presin të marrin atë që u takon. Kjo lojë do të mbarojë me pagat sepse institucionet e të ardhurave nuk do ta pranojnë mbi bazën e analizës së riskut me modelin e AI, që është duke u testuar dhe po jep rezultate që të çlirojnë komplet frymëmarrjen edhe nga halli që më në fund bizneset të shpëtojnë nga inspektorët. Thirrja ime është që të gjithë kompanitë të deklarojnë pagat reale dhe të mos luajnë me zjarrin. Kjo është njësoj si faturat e energjisë elektrike. “, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!