Loja me dy porta e Vuçiç/ Dekoron kongresmenen amerikane, mirënjohje për qëndrimin kundër Kosovës

schedule18:14 - 28 Maj, 2025

schedule 18:14 - 28 Maj, 2025

Marredheniet me SHBA-te jane nje nga prioritetet e politikes se jashtme te Serbise.

Keshtu deklaroj presidenti serb Aleksander Vuçiç krah kongresmenes amerikane Claudia Tenney, edhe pse me 9 maj nga Sheshi i Fitores ne Moske u shpreh krenar per te dhe qendrimin e popullit te tij krah Rusise.

“Është kënaqësi për mua të kujtoj historinë gati një shekull e gjysmë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, të cilat datojnë që nga viti 1881. Duke pasur parasysh jetëgjatësinë dhe aleancën e tyre gjatë historisë, ne jemi të vendosur t’i forcojmë këto lidhje në të ardhmen.”

Presidenti Aleksandar Vuçiç i dorëzoi kongresmenes Tenny Urdhrin e Flamurit Serb, Klasi i Parë, për merita të veçanta në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, teksa e falenderoj edhe per kritikën e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës.

Tenny eshte bashkëkryetaren e Grupit Parlamentar Serb në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!