Kërkesa e Unionit për rritje të pagave/ Avokati: Gjyqësori të arrijë nivelin e duhur, s’mund të realizohet kur korrupsioni është njësoj

schedule22:15 - 18 Qershor, 2025

schedule 22:15 - 18 Qershor, 2025

Avokati Idajet Beqiri komentoi kërkesën e Unionit të gjyqtarëve për një rritje tjetër të pagave. Një kërkesë të tillë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi se skandaloze.

Në një intervistë në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, avokati u shpreh se për një çështje të tillë, nuk duhet të merren me deklarata në media, por duhet të trajtohet në sallën e gjyqit.

“Nuk i lejohet kryetares së Gjykatës Kushtetuese të bjerë në lojën e pushtetit ekzekutiv. Për një situatë të tillë, deklarata nuk bëhen në media, por duhen në sallën e gjyqit. Kur flet vendimi juridik ndërkombëtar duhet të dëgjohet”, tha ai.

Më tej avokati u shpreh se gjyqësori duhet të arrijë në nivelin e duhur.

“Nuk duhet të harrojmë, se çështja nuk është për 5 apo 20 milionë, por këta gjyqtarë që merrnin 500 euro dhe ju bë edhe tre herë më shumë. Tani çfarë ndryshimi kemi parë, vetëm 5deri në 10 %. Por kur gjyqtari kur të arrijë në nivelin e duhur nga pikëpamja e moralit atëherë, mund të diskutohet. S’mund të bëhet kjo kur korrupsioni ngelet po në vend”, tha ai.

Avokati Beqiri, theksoi se me nivelin dhe cilësinë në të cilën është gjyqësori nuk e meritojnë një rritje të tillë page.

“Me nivelin dhe cilësinë që është gjyqësori, se meritojnë një rritje të tillë page. Ata duhet të kuptojnë se çfarë do të thotë të bësh drejtësi”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!