Një 36-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi është kapur me kokainë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.
Njoftimi i policisë
Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GAME OVER”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një hetimi disamujor.
Posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialiastët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si rezultat i një pune policore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor “GAME OVER”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.
Gjatë periudhës hetimore, e cila ka filluar në muajin dhjetor të vitit 2021, janë arrestuar shtetasit A. B., K. K., Z. H., E. C. dhe H. H., si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit H. Ç. dhe V. B., shpërndarës të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, rreth 380 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shpërndarje, 1 peshore elektronike, 22 paketa me cigare pa pullë fiskale, 5800 gramë duhan i grirë pa pullë fiskale, 2 automjete, 600 euro dhe 7 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/abcnews.al/