Logopedisti: Çfarë duhet bërë që nxënësit të mos humbin motivin për shkollën

schedule08:03 - 24 Janar, 2020

schedule 08:03 - 24 Janar, 2020

I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, logopedisti Erges Eskiu ka folur për disa nga problematikat që hasen në orët e mësimit, disa prej të cilave shkaktohen prej fëmijëve të cilët janë të pavëmendshëm ndaj mësimit dhe shpeshherë kthehen edhe në problematikë.

Eskiu theksoi se udhëzimi i Ministrisë së Arsimit duhet ti japë një tjetër rol mësuesit, të zhvilohen sa më shumë trajnime dhe se metodat e mësimdhënies të mos mbeten autodidakte.

“Ka dalë një udhëzim që të mos nxjerrin fëmijët nga klasa, por Ministria e Arsimit duhet ti japë një alternativë edhe mësuesit. Sepse mund të pengohet mbarëvajtja e mësimit. Çfarë duhet të bëjmë për të tërhequr vëmendjen e fëmijës për tu përqëndruar në mësim. Një mësues i mirëinformuar me metoda alternative do ta bënte nxënësin të shkonte më me qejf në shkollë”, u shpreh Eskiu.

Më tej ai tha se nëse një fëmijë do të merrte dështime të njëpasnjëshme, merr disa zhgënjime apo përjashtime nga grupi, fëmija humbet motivin për të shkuar në shkollë, ndaj edhe është e rëndësisme që mësuesi të ketë një alternativë, tha Eskiu. /acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!