Lobimi në rrjetet sociale/ SHBA, Mema: Zërat pro rusë në favor të Trump

schedule14:49 - 12 Shtator, 2024

schedule 14:49 - 12 Shtator, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema thotë debatet presidencuale në SHBA, bëhen më të egra, për shkak edhe të lobimit në rrjetet sociale.

Në një intervistë për “Virtual Wars” në ABC News, Mema u shpreh se ka pagesa nga Rusia, për të mundësuar mbijetesën mediatike të zërave pro rusë.

Sipas Memës, shumica e zërave pro rusë janë në favor të ish presidentit amerikan, kandidatit repulikan, Donald Trump.

“Nuk është diçka që ka ndryshuar. Sigurisht, ju përmendët rrjetet sociale dhe realitetin virtual. Këto debate bëhen edhe më të egra dhe më të flakta në këto realitete virtuale. Ku nuk kemi të bëjmë vetëm me produkte të prodhuara nga produkte apo parti, në SHBA sapo kanë arrestuar 3 aktivistë në rrjete sociale, pasi janë ndikuar nga Rusia, e cila ka investuar për të shpërndarë propagandë. Ajo që është vërtetuar, nuk është pagesë e drejtpërderejtë nga Rusia drejt këtyre individëve, por ka qenë pagesë nga Rusia ndaj interesave mediak të këtyre individë. Pra, kanë financuar hapsirë mediatike për reklamë. Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por anajelltas, kanë mbështetur mbijetesën mediatike të këtyre zërave pro rusë, shumica e tyre ka qenë në favor të Donald Trump”, theksoi ai./abcnews.al