Tottenham dështoi në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Champions League përballë Leipzig. Skuadra e Jose Mourinhos u mposht 0-1 në Londër, por çështja e kualifikimit nuk është mbyllur akoma.
Kapiteni i skuadrës, Hugol Lloris tregohet optimist në prononcimin e dhënë për BT Sport. Portieri 33-vjeçar niset nga loja e mirë në 20 minutat e fundit dhe paralajmëron gjermanët se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka në ndeshjen e ardhshme.
“Dua të jem pozitiv, sidomos pas asaj që treguam në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Rezultati nuk ishte aspak pozitiv, por kemi ende shanse për të përmbysur gjithçka në Gjermani. Leipzig ka cilësi në skuadër, por ne nuk duhet të kapemi te justifikimet. Duhet të jemi gati për të luftuar në ndeshjen e kthimit“, komenton Hugol Lloris. /abcnews.al

