Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët dhe mospërmbushje të objektivave të vendosura nga kreu i qeverisë. Në raportimin mujor që u zhvillua me dyer të mbyllura, punësimi i 65 personave nga 110 që ishte objektivi në Elbasan për muajin prill, ka çuar në ndëshkimin e drejtorit Kukunja. Ndërsa në Delvinë ishin punësuar tre persona më pak se objektivi final. Mësohet se Kukësi dhe Pogradeci e kanë realizuar 200 përqind planin e të punësuarëve të cilët kanë marrë përgëzimet e kryeministrit Edi Rama. /abcnews.al
Llogaridhënia në qeveri/ Rama shkarkon dy drejtorë të punësimit
schedule19:04 - 30 Prill, 2018
schedule 19:04 - 30 Prill, 2018