Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në Twitter në lidhje me vakancat e hapura në Policinë e Shtetit pas ndryshimeve të miratuara në Kuvend.
Ministri Lleshaj thekson se ndryshimet i hapin rrugën një etape të rëndësishme të modernizimit të policisë.
Sipas ministrit Sandër Lleshaj, Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudence.
Me anë të postimit në Twitter, Lleshaj deklaron se të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë./abcnews.al