Liverpuli kaloi lehtë në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve

schedule14:48 - 7 Mars, 2018

schedule 14:48 - 7 Mars, 2018

Liverpuli u bë skuadra e parë angleze që siguroi çerekfinalet e Championsit për këtë vit. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop u mjaftuan me një barazim 0-0 në stadiumin e tyre, ndaj Portos, rezultat që u mjaftoi për të kaluar turin. Suksesi në ndeshjen e parë në Portugali ishte tepër i thellë, 5-0, dhe e lejoi trajnerin gjerman që të linte pushim disa nga lojtarët e tij kryesorë.

Skuadrat angleze shihen si pretendente të forta në Champions këtë sezon, pasi në turin e dytë u kualifikuan plot 5 prej tyre. Më të mirat, deri tani, kanë qenë pikërisht Liverpuli, Mançester Siti e Mançester Junajtid, ndërsa shpresa kanë edhe të tjerat.

Vetë Liverpuli është një nga emrat më të njohur në Europë, pasi në historinë e tij është shpallur 5 herë kampion i kontinentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!