Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liverpool si te ‘Home Alone’, ekipi i të rinjve gati të suprizojë sonte

schedule13:55 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 13:55 - 17 Dhjetor, 2019

Jurgen Klopp dhe Liverpool i tij kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Doha, në universitetin e Katarit. ‘The Reds’ janë në përgatitjet e fundit për sfidën e nesërme kundër meksikanëve të Monterrey, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve.

Tamam si në filmin ‘Home Alone’, ku Kevin braktiset në shtëpi nga familja e tij, e njëjta situatë edhe tek anglezët e Liverpool. Ekipi i parë ka ikur për Krishtlindje dhe ka lënë në shtëpi fëmijët për tu ndeshur sonte në çerekfinalen e vlefshme për Carabao Cup.

Ekipi i të rinjve pritet të drejtohet sonte nga Neil Critchley, i cili ndihet shumë krenar që do ta udhëheqë Liverpoolin kundër Aston Villas. Liverpool nuk kishte zgjidhje tjetër pasi federata nuk e pranoi shtyrjen e takimit. Megjithatë, trajneri Critchley beson se ekipi nuk do të zhgënjejë sonte në fushë sepse do të japë 100% e tij. /abcnews.al

Neil Critchley, trajneri që do të udhëheqë Liverpoll sonte kundër Aston Villas

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!