Liverpool thuhet se po planifikon një transferim të jashtëzakonshëm për superyllin e Chelseat, N’Golo Kante.
Jurgen Klopp nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të blerë një mesfushor të ri këtë verë. “El Nacional” pretendon se ai e ka kthyer vëmendjen e tij te Kante i cili do të jetë pa kontratë. 31-vjeçari është vetëm me dy paraqitje këtë sezon pasi mori një dëmtim të rëndë. Interes për francezin ka edhe nga ekipet e tjera të mëdha, po thuhet se Liverpool po kryeson garën.
Nuk dihet ende nëse Chelsea do ta lejojë francezin të largohet apo do t’i ofrojë një kontratë të re./ h.ll/abcnews.al