Rodrigo De Paul është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Kapiteni argjentinas po shkëlqen prej kohësh me Udinesen në Serie A, teksa disa klube të mëdha e monitorojnë prej kohësh.
Interi mbi të gjithë, por në garë është futur edhe Liverpool. Klopp e cilëson si një përforcim të mirë për mesin e fushës, me 26-vjeçarin që bën mirë të dy fazat e lojës.
The Sun raporton se kampionët e Anglisë do t’i paraqesin së shpejti bardhezinjve nga Friuli një ofertë prej 30 milion eurosh për kartonin e De Paul. /abcnews.al