Marcelo Brozovic është rritur shumë vitet e fundit dhe kroati është truri i lojës së Interit. Paraqitjet e mira të mesfushorit zikaltër kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, teksa klauzola e largimit të tij është 60 milion euro.
Jurgen Klopp e pëlqen shumë kroatin dhe mediat angleze raportojnë se Liverpool është gati të paguajë shumën e kërkuar nga Interi. Kjo hipotezë po përforcohet nga dita në ditë dhe ”The Reds” kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.
Interi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e 27-vjeçarit, Conte e cilëson si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe drejtuesit po tentojnë t’i rinovojnë kontratën që përfundon në verën e vitit 2022, por zgjedhja i takon Brozovic. /abcnews.al