Pavarësisht se e ka shprehur haptazi besnikërinë e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool, sërish mosha bën të vetën dhe së shpejti në “Anfield” mund të mbërrijë një zëvendësues për “faraonin”, Mohamed Salah.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, mes shumë emrave të kërkuar nga tekniku Arne Slot është edhe “ylli” gjerman i “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, karim Adeyemi, me 22-vjeçarin që i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe një kalim në Premier League nuk përjashtohet.
Megjithatë, duke se Liverpool kërkon të sigurojë më shpejt shërbimet e “pistonit” të sulmit, teksa është gati të paguajë që në merkaton e dimrit plot 50 milionë euro për kartonin e tij.
Ndërkaq, kujtojmë se Karim Adeyemi ka patur një nisje fantastike të këtij sezoni, teksa në 8 sfidat e para, në Bundesliga, Champions dhe Kupën e Gjermanisë ka arritur të shënojë plot 5 gola, si dhe të asistojë në 5 raste të tjera shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al