Liverpool me tre mungesa të rëndësishme, Klopp sheh nga stoli

schedule17:23 - 20 Nëntor, 2019

schedule 17:23 - 20 Nëntor, 2019

Skuadra e Liverpool do të ketë tre mungesa në takimin kundër Crystal Palace, që do të luhet në transfertë të shtunën, i vlefshëm për javën e 13-të në Premier League. Të kuqtë e Jurgen Klopp janë kryesues të kampionatit dhe nuk duan të heqin këmbën nga gazi.

Megjithatë, transferta londineze do të jetë e vështirë për Liverpoolin, për shkak të tre titullarëve që me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Klopp. Siç raportojnë mediet britanike, të kuqtë nuk do të kenë në dispozicion yllin e sulmit, Mohammed Salah, si dhe dy mbrojtësit, Andy Robertson dhe Joel Matip.

Këto tre mungesa bëjnë me dhimbje kokë teknikun Klopp, por ka dhe një lajm të mirë, pasi Xherdan Shaqiri është rikthyer në 100% e tij dhe me shumë gjasa, do të zëvendësojë Mohammed Salah në sfidën kundër Crystal Palace./abcnews.al