LIVE/ Vritet në atentat i riu në Tiranë. E shkuara e errët, si u hodh në erë “Benzi” duke lëvizur. 27-vjeçari pronar i një restoranti

schedule14:39 - 11 Qershor, 2022

schedule 14:39 - 11 Qershor, 2022

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç humbi jetën pasi makina  e tij shpërtheu teksa ishte në lëvizje në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit.

Policia dyshon se mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishte në lëvizje e sipër.

Sadikaj, humbi të dyja këmbët dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, ku humbi jetën.

27-vjeçari është me origjinë nga Berati dhe burime për Abc bëjnë me dije se është proceduar më parë për tentativë vrasje, megjithatë policia nuk e ka ende të qartë nëse ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën. Policia dhe RENEA ndodhen në vendin e ngjarjes.

17:25 – U hodh në erë me eksploziv, makina nuk ishte në pronësi të Sadikajt. Zbulohet sherri, si qëlloi 27-vjeçari 3 herë me thikë vlonjatin në 2019

Detaje të reja janë zbuluar nga e kaluara e errët e 27-vjeçari Aleksndër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë pasditen e sotme pas një atentati me tritol.

Abc mëson se Sadikaj akuzohet për një plagosje të ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të cukës në Sarandë.

Sadikaj, në bashkëpunim me një person tjetër ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.

40-vjeçari gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqzimi Mish-Peshkut.”

Sadikaj u shpall në kërkim më 9 korrik të 2019-ës dhe në 30 korrik mori masë sigurie në mungesë “Arrest me burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet nëse Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë çështje.

Ndërkohë makina me të cilën udhëtonte Sadikaj sot, nuk ishte në pronësi të tij.

Një sasi tritoli prej 150 gramësh ishte vendosur në anën e shoferit.

27-vjeçari arriti të dilte nga makina me shenja jete, por pa gjymtyrët e poshtme. Ai u transportua në spital, ku humbi jetën

17:22 – Shpërthimi shkundi vilat, Artan Hoxha zbulon detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

“Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit…. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, qe i mori jetën 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj, është dëgjuar forte duke tronditur dhe vilat me luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurte sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima te tjera…“, shkruan gazetari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35 minuta, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Të parët që tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 27 vjearit, i cili lëvizte i vetëm, ishin udhëtarë të rastit. Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor dhe ekipi anti-eksploziv i RENEA-s. Nga veprimet paraprake, dyshohet se në mjet ishte montuar rreth 150 gramë tritol.

16:54-U vra sot në atentat me tritol të telekomanduar, viktima pronar i një restoranti në Memaliaj (FOTO)

27 vjeçari Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol të telekomanduar sipas të dhënave të QKB rezulton pronar i një restoranti në Memaliaj.

 

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35 minuta, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Të parët që tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 27 vjeçarit, i cili lëvizte i vetëm, ishin udhëtarë të rastit.

16:37-Atentati në Tiranë, zbulohen gjurmët e para të autorëve, lëvizjet me C-Class dhe motor para vrasjes

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me shpërthim eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt. Gazetarja Xhensila Kodra mëson se nga këqyrja e pamjeve filmike, autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz C Class, automjet që ka rezultuar pranë mjetit të viktimës. Gjithashtu lëvizje të dyshimta janë konstatuar edhe një motor, për të cilin policia po punon të identifikojë drejtuesin.

15:54 – FOTO/ U vra sot pas atentatit me tritol, ky është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj

Ky është Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që mbeti i vrarë pas shpërthimit me tritol në makinë teksa lëvizte në aksin Tiranë-Elbasan.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra ka siguruar foton e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35 në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.
27-vjeçari humbi gjymtyrët nga shpërthimi dhe fillimisht doli me shenja jete nga makina.U transferua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.Atentati ndaj tij ishte i mirëorganizuar dhe me sa duket autori/autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të tij. Sadikaj rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.27-vjeçari aktualisht nuk ishte në kërkim.
15:47 – Nga vjedhja te tentativa për vrasje, 27-vjeçari Sadikaj me precedent të theksuar kriminal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj, i cili humbi jetë.

Burime për Abc bëjnë me dije se Sadikaj është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

27-vjeçari kishte lindur në Berat dhe banonte në Tiranë, Ai ishte person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ky shtetas aktualisht nuk ishte në kërkim.

Ngjarjet për të cilat akuzohej

٠Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

٠Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

٠Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

٠Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç humbi jetën pasi makina  e tij shpërtheu teksa ishte në lëvizje në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në afërsi të TEG-ut. Ai fillimisht doli me shenja jete nga makina, por me gjymtyrët e këputura.  U transportua me urgjencë në spital, ku humbi dhe jetën.

15:13 –VIDEO/ Si në Palermo, mund të kishte patur shumë viktima, detaji që nuk e morën parasysh vrasësit e Aleksandër Sadikajt

Përveç se kanë vrarë në mënyrën më makabre Aleksandër Sadikajn, organizatorët e atentatit të sotëm në Tiranë duket se nuk kanë marrë fare parasysh edhe se mund të vrisnin edhe persona të tjerë.

Lënda plasëse shpërtheu në aksin Tiranë-Elbasan, vetëm pak metra larg rrethrrotullimit që të fut në autostradën në drejtim të Elbasanit. Për shkak të punimeve që po bëhen në rrugë, pranë vendit të ngjarjes janë mjaft mjete pune, punëtorë si edhe ka patur makina të tjera në trafik, por kjo nuk i ka ndaluar autorët që të vepronin sipas planit të tyre.

Ka të dhëna se shpërthimi është bërë me telekomandë dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti që ndodhet aty pranë.

Mësohet se Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, doli me shenja jete nga makina, me njërën prej këmbëvve të prera si edhe me plagë të shumta në trup, por humbi më pas jetën në spital prej hemoragjisë.

Policia nuk ka ende një pistë hetimi, megjithatë rezulton se i riu është proceduar më parë penalisht për tentativë vrasje. Nuk ka të dhëna nëse të dyja ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën pasi është shumë herët dhe policisë i duhet të bëjë kërkime të tjera për të patur një pistë të mirëfilltë hetimi.

14:48 – EMRI/ Artan Hoxha nxjerr pamjet: Vritet në atentat 27-vjeçari në Tiranë

Gazetari i ABC, Artan Hoxha ka publikuar pamje nga atentati me tritol ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj mesditën e sotme në Tiranë. Siç bën me dije gazetari, momenti i shpërthimit është fiksuar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, ndërkohë që menjëherë mjeti shpërtheu në flakë duke mos i dhënë asnjë mundësi të riut për të shpëtuar.

Aleksandër Sadikaj ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedes Benz” nga Tirana për në Elbasan dhe makina shpërtheu pak para se të futej në rrethrrotullimin që të fut në autostradë.

Fillimisht u raportua se Sadikaj kishte humbur gjymtyrët, por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra dhe hemoragjisë.

Rezulton se Sadikaj ishte procedura penalisht më parë për një tentativë vrasje, megjithatë policia nuk e ka ende të qartë nëse ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën.

14:29 – Dalin pamjet e makinës pas atentatit në Sauk, si u shkatërrua “Benzi” i 27-vjeçarit

Abcnews.al ka siguruar pamjet e makinës pas atentatit që tronditi  Tiranën mesditën e sotme, nga ku mbeti vrarë Aleksandër Sadiku.

Makina e të riut shpërtheu, pasi në të ishin vendosur lëndë eksplozive, njofton policia.

Ndërsa nga pamjet duket se nga mjeti u nuk ka ngelur asgjë, pasi është shkrumbuar i gjithi.

14:15 – EMRI/ Vritet në atentat 27-vjeçari në Tiranë: Makina u hodh në erë teksa lëvizte, çfarë zbulon policia

Një atentat më lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet. Një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën tip “Mercedez Benz” teksa ishte duke lëvizur në këtë aks, ndërkohë që shoferi, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj mori plagë të rënda duke humbur të dyja këmbët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti polici dhe autoambulanca për ta dërguar në spital, por siç bëjnë me dije blutë e Tiranës, Sadikaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit për shkak të plagëve të mëdha që mori.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat speciale RENEA për shkak të situatës së krijuar, ndërkohë që efektivë të tjerë janë duke marrë provat për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

Policia po heton për konfliktet që mund të ketë patur më parë pasi Sadikaj, ndërkohë që rezulton se ai ishte proceduar më herët për tentativë vrasje.

14:15 – EMRI/ Vritet në atentat 27-vjeçari në Tiranë

Është zbardhur identiteti i drejtuesit të mjetit që është vrarë në shpërthimin me tritol që ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut, në kryeqytet.

Bëhet me dije se ai quhet Aleksandër Sadikaj , i cili vdiq në spital.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

14:05- Atentati në Tiranë, reagon policia: Shoferi në gjendje të rëndë, si shpërtheu “Benzi” duke lëvizur

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e një makine teksa ishte duke lëvizur në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit. Policia bën me dije se dyshohet se mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishte në lëvizje e sipër.

Mësohet se shoferi, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

13:53 – VIDEO/ Atentati në Tiranë, shoferit i këputen këmbët dhe humb jetën në spital, zbarkon RENEA

Një atentat më lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet. Një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën tip “Mercedez Benz” teksa ishte duke lëvizur në këtë aks, ndërkohë që shoferi, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj mori plagë të rënda duke humbur të dyja këmbët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti polici dhe autoambulanca për ta dërguar në spital, por siç bëjnë me dije blutë e Tiranës, Sadikaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit për shkak të plagëve të mëdha që mori.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat speciale RENEA për shkak të situatës së krijuar, ndërkohë që efektivë të tjerë janë duke marrë provat për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al