LIVE/ Ukraina zgjohet në ditën e 20-të pushtimit, shpërthime në Kiev; Zelensky u kërkon trupave ruse të dorëzohen

schedule10:33 - 15 Mars, 2022

schedule 10:33 - 15 Mars, 2022

Ukraina është zgjuar në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.

Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës. Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se pothuajse të gjitha ofensivat ushtarake ruse në Ukrainë, kanë ngecur, pas një përparimi të vogël që kanë bërë në fundjavë. Zyrtari i Pentagonit tha se trupat ruse janë ende rreth 15 kilometra larg qendrës së Kievit.

Një protestuese kundër luftës ka ndërprerë lajmet e mbrëmjes në një nga kanalet kryesore televizive të Rusisë. Mësohet se ajo është arrestuar.

SHBA-ja paralajmëroi Kinën se do të ketë pasoja nëse e ndihmon Rusinë në pushtimin e Ukrainës. Rusia e mohoi se ka kërkuar ndihmë të tillë nga Kina. Pekini po ashtu tha se nuk ka pasur një kërkesë të tillë.

Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi sanksione të reja për më shumë se 100 individë, që kanë lidhje me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

10:50- Anglia ndalon eksportet e mallrave luksoze në Rusi

Britania e Madhe ka ndaluar eksportet  e mallrave luksoze në Rusi. Qeveria njoftoi se do të ndalojë eksportet e mallrave të nivelit të lartë në Rusi, ndërsa do të vendosë tarifa të reja importi për produktet kryesore.

Automjetet luksoze, moda e nivelit të lartë dhe veprat e artit ka të ngjarë të preken nga ndalimi i eksportit. Ndërkohë vodka ruse do të ndikohet nga rritja e tarifave me 35 pikë përqindjeje mbi tarifat aktuale.

Masa për ndalimin e eksporteve të mallrave luksoze në Rusi do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

10:49- Rreth 90 mijë britanikë do të strehojnë refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre

Lufta në Ukrainë ka detyruar rreth 3 milion refugjatë të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar agresionit rus. 1.8 milion janë zhvendosur në Poloni, ndërsa pjesa tjetër në vende të ndryshme të Europës Qëndrore, shkruan The Guardian

Ndërkohë 89 mijë britanikë kanë hapur dyert për refugjatët ukrainas. Michael Gove njoftoi se britanikët do të jenë strehojnë ukrainasit në shtëpinë e tyre për të paktën gjashtë muaj.

Gjithashtu refugjatët do të jenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar  deri në tre vite.

10:40- A do ta shpëtojë Kina Putinin nga poshtërimi në Ukrainë?

Duket se presidenti amerikan Joe Biden, po përpiqet ta detyrojë Kinën të pozicionohet qartë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Dhe kjo vjen pas shumë ditëve, gjatë ë cilave Pekini ta tentuar të luajë m 2 porta, duke u ofruar nga njëra të luajë një “rol pozitiv” për rikthimin e paqes, dhe nga tjetër duke refuzuar që ta kritikojë Rusinë, madje duke shmangur edhe përdorimin e termit “pushtim”, dhe duke i bërë jehonë justifikimeve të Moskës.

Zyrtarët amerikanë informuan në fundjavë mediat amerikane, se Rusia i ka kërkuar Kinës t’i sigurojë pajisje ushtarake, si dhe i ka kërkuar ndihmë ekonomike shtesë, për ta ndihmuar në zbutjen e ndikimit të madh negativ që po i sjellin sanksionet e vendosura nga Perëndimi. Zyrtarët, që synonin të mbronin burimet e tyre të shërbimeve sekrete, nuk pranuan të thoshin saktësisht se çfarë po kërkonte Rusia, dhe as se cila ishte përgjigja e Kinës. Por ata thanë se po vëzhgonin nga afër këtë situatë, dhe paralajmëruan mbi “pasojat” që do të binin mbi Pekinin, nëse ky i fundit do t’i vinte në ndihmë Rusisë.

Lexo KËTU të gjithë artikullin

10:38- Droni rus fluturon mbi hapësirën ajrore të NATO-s dhe pastaj rrëzohet, përshkallëzohet situata

Ukrainasit kanë njoftuar se rrëzuan një dron rus në kufirin e tyre me Poloninë duke theksuar se më parë ai kishte fluturuar mbi hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s.

Sipas “The Times”, droni u rrëzua në qytetin ukrainas të Yavforiv pasi po kryente një mision aty, ndërkohë që kishte ardhur në zonë duke fluturuar mbi qiellin polak, gjë që nëse vërtetohet do të përbënte një përshkallëzim të rëndë të situatës, pasi NATO ka theksuar se do të mbronte çdo centimetër të aleatëve të saj nga ndonjë agresion i mundshëm rus.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se droni dukej se po vlerësonte dëmet e shkaktuara në bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv gjatë fundjavës, pasi sulmet me raketa vranë të paktën 35 persona, raporton abcnews.al.

Një zëdhënës i forcave ukrainase tha: “Siç mund të shohim, pushtuesit vazhdojnë të kryejnë veprimet e tyre provokuese pa hezitim, duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s”.

Forcat e Putinit nisën sulme me raketa vetëm 20 kilometra nga kufiri polak me Ukrainën në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sulmi ajror, i cili shkatërroi bazën ushtarake Yavoriv pranë Lviv, vrau të paktën 35 persona dhe plagosi 134 të tjerë.

Forcat ruse lëshuan më shumë se 30 raketa lundrimi duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë Vladimir Putinin për provokim ndaj vendeve të NATO-s.

10:32- Konflikti Ukrainë-Rusi, paralajmëron OKB: Rrezikohet siguria ushqimore në botë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se lufta dhe kufizimet në importet ruse mund të rrezikojnë sigurinë ushqimore në të gjithë botën, shkruan skynews

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, dhe Ukraina është e pesta. Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimeve të elbit në botë, 14% të grurit dhe 4% të misrit.

Qu Dongyu, drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, tha se sanksionet mund të kenë një ndikim veçanërisht të madh në 50 vende që varen nga Rusia dhe Ukraina për të paktën 30% të furnizimit të tyre me grurë.

Këto janë kryesisht vende me të ardhura të ulëta dhe që kanë mungesa të ushqimit në Afrikën Veriore, Azi dhe Lindjen e Afërt. Ndërkohë, shumë vende europiane dhe të Azisë Qendrore mbështeten te Rusia për gjysmën e furnizimit të tyre dhe OKB paralajmëron se mungesat mund të vazhdojnë deri në vitin 2023.

10:28- “Do jetë një humbje e çmenduri për ta”, snajperisti legjendar paralajmëron rusët: As nuk do e dinë se nga u erdhi

Snajperisti legjendar nga Kanadaja, është rreshtuar krah për krah me mbrojtësit e Ukrainës për të luftuar pushtuesit e Vladimir Putin. Ai la pas familjen dhe fëmijët dhe mori vendimin për të luftuar kundër rusëve.

Historia e tij është e gjatë, pasi ai ka luftuar në Afganistan me rekordet e të shtënave në distanca të gjata që i kalojnë dy kilometrat, për ta renditur në listën e snajperistëve më legjendar. Ai gjithashtu ka qenë në Irak si vullnetar për të luftuar Shtetin Islamik dhe tani ka vendosur të qëndrojë në krah të ukrainasve kundër rusëve.

Uali, i cili është aq i njohur për mbrojtjen e familjes së tij pasi askush nuk e di emrin e tij të vërtetë, ka shërbyer në Kushtetutën e 22-të të Kanadasë. E fejuara dhe djali një vjeçar e presin në vendlindje.

Lexo KËTU të gjithë lajmin

10:17- Kievi shpall shtetrrethim 35-orësh

Kievi do të shpallë shtetrrethim për 35 orë, shkruan Skynews. Shtetrrethim do të vendoset nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit. Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.

10:13- Apeli gjermano-turk për armëpushim në Ukrainë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i bënë thirrje Rusisë për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kërkuan bashkarisht armëpushim në luftën ruse në Ukrainë. “Ne jemi të dy, presidenti Erdogan dhe unë, tërësisht në unanimitet në dënimin e ndërhyrjes së dhunshme të Rusisë në Ukrainë”, tha Scholz gjatë vizitës së parë që po zhvillon në pozitën e kancelarit në Turqi. Gjithashtu duhet që menjëherë të krijohen korridore të sigurta për civilët. Erdogan theksoi: “Ne do të vazhdojmë pandërprerje përpjekjet për një armëpushim të qendrueshëm.” Jemi të një mendimi, se duhet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

Scholz dhe Erdogan së bashku iu adresuan me një apel presidentit rus Vladimir Putin: “Reflektoni”. Scholz tha: “Me çdo ditë që kalon, me çdo bombë Rusia largohet gjithnjë e më shumë nga rrethi i bashkësisë ndërkombëtare, që krijojmë ne së bashku.” Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë të padiskutueshëm. Me Turqinë si partnere e NATO-s ne do të bashkëpunojmë ngushtë në konflikt, theksoi Scholz.

10:12- Lufta e Putinit kundër Ukrainës do të trondisë botën njësoj sa 11 shtatori

Të enjten, sekretarja e jashtme britanike mbajti një fjalim, në të cilin deklaroi: “Pushtimi i Ukrainës është një paradigme e 11 shtatorit. Megjithatë, natyrisht, kishte disa gjëra që Truss nuk mund ti thoshte.

Por pushtimi i Ukrainës mund të jetë më domethënës se 11 shtatori dhe ne duhet të sigurohemi që të mos bëjmë të njejtat gabime përsëri. Sulmet ndaj Nju Jorkut dhe Uashingtonit u cilësuan si një thirrje drejtuar botës demokratike për të mbrojtur parimin themelor të lirisë. Kjo thirrje është më e zhurmshme tani, jo vetëm sepse kërcënimi që paraqet Vladimir Putin është më i madh por është edhe më i qartë.

Duke pushtuar Ukrainën, ai ka shkelur konceptin bazë të sovranitetit dhe vetëvendosjes me të cilin kombet bashkëjetojnë. Ai ka thënë se shtetet e mëdha mund të “gllabërojnë” më të voglat, duke i kthyer njerëzit e tyre në vasalë, raporton abcnews.al

Lexo KËTU të gjithë artikullin

10:05-Ukraina përditëson bilancin: Sa ushtarë rus kemi eliminuar që nga fillimi i luftës

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë njoftuar mëngjesin e sotëm se rreth 13,500 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve, që prej fillimit të pushtimit rus. Një shifër shumë herë më e lartë nga ajo që zyrtarët rusë kanë konfirmuar.

Moska ka deklaruar në fillim të marsit se gjatë luftimeve janë vrarë më pak se 500 ushtarë rusë. Nga ana e saj Ukraina pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë dhe një avion luftarak në 24 orët e fundit, shkruan Skynews.

Në total, Ukraina thotë se ka shkatërruar 95 helikopterë rusë dhe 81 avionë.

09:57- Lufta, Gjykata e Hagës vendos nesër për padinë e Ukrainës ndaj Rusisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka thënë se do të vendosë të mërkurën mbi një çështje të ngritur nga Ukraina kundër Rusisë, duke e akuzuar atë për justifikim të rremë të pushtimit të saj.

Ukraina e ngriti çështjen menjëherë pasi Rusia nisi luftën më 24 shkurt. Kievi akuzon Rusinë për përdorimin e pretendimeve të rreme se forcat ukrainase po kryenin gjenocid në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonin e Donbasit si një pretekst për të sulmuar.

Sipas BBC, zyrtarët rusë nuk u paraqitën në një seancë të mëparshme në Gjykatën Botërore të OKB-së më 7 mars. Në një deklaratë, Gjykata e Hagës tha se gjykata do të dorëzojë urdhrin e saj në orën 16:00 me orën lokale (1500 GMT) të mërkurën, 16 mars.

Një hetim i veçantë për krimet e luftës është nisur gjithashtu nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për të shqyrtuar akuzat, e cila pritet të zgjasë më shumë në kohë.

09:48- Ky është vendi që rusët po e përdorin si një urë për të udhëtuar në Evropë

Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për avionët e pasagjerëve rusë në përgjigje të pushtimit ushtarak të Ukrainës.Kjo lëvizje, megjithatë, ka një ndikim të papritur, rritjen e mprehtë e mbipopullimit midis Rusisë dhe Serbisë , e cila arriti në 50% në javën e parë të marsit.

Dhe arsyeja është e thjeshtë. Sepse në këtë mënyrë rusët kanë mundësi të shkojnë në Beograd dhe prej andej në pjesën tjetër të Evropës dhe BE-së.

Qeveria serbe deri më tani ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj konfliktit ruso-ukrainas, duke pasur parasysh marrëdhëniet e saj tradicionalisht të mira me Moskën. Kështu, linja ajrore kombëtare Air Serbia është bërë mjeti kryesor për shumë rusë për të shkuar në BE. Me pak fjalë, Aeroporti i Beogradit është kthyer në një portë për rusët në Evropë.

Kjo është arsyeja pse, sipas Bloomberg, linja ajrore serbe ka nxituar të dyfishojë numrin e fluturimeve drejt Moskës dhe Shën Petersburgut, duke çarteruar avionin e Airbus SE A330, i cili më parë përdorej për fluturimet drejt Nju Jorkut.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është zotuar të mbetet neutral dhe të mbajë marrëdhëniet me Moskën, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian.

Duhet theksuar se pavarësisht ndalimit të përdorimit të hapësirës ajrore të BE-së, për kompanitë ruse, qytetarët rusë janë të lirë të udhëtojnë në BE. Përveç Beogradit, shumë zgjedhin edhe lidhjen hekurudhore me Finlandën , për të hyrë në vendet evropiane.

09:31- Lëvizja e papritur, 3 kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë pritet të vizitojnë Kievin ditën e sotme, për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky.

Vizita është konfirmuar nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit është të konfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, shkruan BBC.

“Qëllimi i kësaj vizite është të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit,” tha ministri polak.

Ukraina është zgjuar sot në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.

Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës. Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit.

09:30- BE miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit të Roman Abramovich, shkruan The Guardian

Sanksionet përfshijnë:

Ndalimin e importit për një sërë produktesh çeliku.

-Ndalimin e investimeve të reja në të gjithë sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE.

-Ndalimin e eksportit për mallrat luksoze (p.sh. makina luksoze, bizhuteri) me vlerë mbi 300 €.

-Ndalimin e vlerësimit të Rusisë dhe kompanive ruse nga agjencitë e vlerësimit të kredisë së BE-së,  gjë që do të rezultonte në humbjen e aksesit të mëtejshëm në tregjet financiare të BE-së.

“Ndërsa lufta e Presidentit Putin kundër popullit ukrainas vazhdon, po ashtu vazhdon vendosmëria jonë për të mbështetur Ukrainën. Kjo paketë e katërt sanksionesh është një tjetër goditje e madhe për bazën ekonomike dhe logjistike mbi të cilën mbështetet Rusia për të kryer pushtimin e Ukrainës.

Qëllimi i sanksioneve është që Presidenti Putin të ndalojë këtë luftë çnjerëzore dhe të pakuptimtë, tha Josep Borrell, kreu i punëve  të jashtme të BE-së.

09:24- Rikthehet furnizimi me energji në Çernobil

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse, shkruan The Guardian

Të hënën, operatori shtetëror i rrjetit Ukrenergo tha se centrali i Çernobilit po funksiononte falë gjeneratorëve pasi furnizimi me energji ishte shkëputur sërish. Në Çernobil, më 1986 ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore në botë, që ka lënë të vdekur qindra persona dhe radioaktiviteti është përhapur në mbarë Europën.

Forcat ruse po ashtu kanë marrë nën kontroll edhe centralin e Zaporizhjas më 4 mars. Ky është centrali më i madh bërthamor në Europë.

09:12- Britania: Plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës nuk po funksionon

Ministri i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, “plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon por si rezultat ata kanë shenjestruar më shumë zona të civilëve”, shkruan BBC

Ata e kishin menduar se do të ishte e lehtë, nuk e kishin menduar rezistencën e  ukrainasve.” Mjerisht si një nënprodukt i zemërimit dhe zhgënjimit të Putinit për sulmin joefektiv, ne po shohim një përshkallëzim në “shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile“, tha ai.

I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në maj, siç sugjerojnë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly thotë se është “tepër e vështirë” të bëhen parashikime të tilla, por Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurohet që Putini të dështojë në Ukrainë.

09:10- Teksa shpërthejnë në lot, ushtarët rusë sulmojnë Putinin për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve në pushtimin e Ukrainës

Ky është momenti pikëllues kur një grup ushtarësh rusë të qarë kërkonin falje për vrasjen e “civilëve dhe fëmijëve” në Ukrainë.

Pilotët e kapur dolën kundër “pushtimit tradhtar” të Vladimir Putin gjatë një konference emocionale për shtyp të dielën. Mësohet se shtatë oficerët e zbulimit të ushtrisë u qëlluan nga hapësira ajrore ukrainase javën e kaluar.

 

Më vonë atyre iu dha mundësia të flisnin me gazetarët në Agjencinë e Lajmeve të Ukrainës Interfax – dhe të kërkonin falje për veprimet e vendit të tyre.

Një nga ushtarët, Galkin Sergey Alekseevich, tha: “Unë kërkoj falje për veten time, për skuadrën time në çdo shtëpi në çdo rrugë për çdo qytetar të Ukrainës, për të moshuarit, për gratë, për fëmijët për pushtimin tonë në këto toka.”

08:52- Johnson: Perëndimi duhet t’i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse

Boris Johnson thotë se perëndimi duhet t’i japë fund “varësisë” ndaj energjisë ruse ndërsa po përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për të nxitur rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit, shkruan the Guardian

Kryeministri britanik tha se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një “gabim të tmerrshëm” duke e lënë Vladimir Putinin “t’ia hidhte paq” me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë të varur nga burimet ruse të energjisë.

Ai tha se “varësia” ndaj karburantit rus e kishte bërë më guximtar Putinin të bombardonte civilët gjatë pushtimit të tij në Ukrainë dhe  në të njëjtën kohë të përfitonte nga rritja e çmimeve globale të naftës dhe gazit.

Nuk mund të vazhdojmë kështu. Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm. Për sa kohë që perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta shfrytëzuar këtë varësi. Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi duhet të marrë fund tani,” përfundoi Johnson.

08:51– Sulmi në kullën televizive në Ukrainë, shkon në 19 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 19 numri i të vrarëve si pasojë e sulmit ajror në kullën televizive në rajonin verior Rivne të Ukrainës të hënën.

Guvernatori Vitaliy Koval tha dje se të paktën nëntë persona kishin vdekur në sulm, por se kishte ende njerëz nën rrënoja. Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në të gjithë Kievin gjatë natës, ndërsa Rusia vazhdonte bombardimet ndaj kryeqytetit të Ukrainës.

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, megjithëse SHBA mbetet skeptike, duke thënë se nuk ka parë asnjë shenjë se Vladimir Putin do të ndalojë sulmin.

Karvani prej 160 makinash civile u lejua të largohej nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit, ndërsa njerëzit kanë nevojë gjithnjë e më shumë për ushqim dhe furnizime të tjera.

Ukraina thotë se zmbrapsi një përpjekje të Rusisë për të marrë kontrollin e Mariupolit, i cili aktualisht është i rrethuar.

08:43- Ndëshkimet s’kanë fund, Japonia sanksionon 17 oligarkë rusë

aponia do të ngrijë asetet e 17 oligarkëve rusë, tha Ministria e Financave e vendit në një deklaratë sot.

Objektivat e sanksioneve të reja përfshijnë anëtarët e familjes së miliarderit rus Yuri Kovalchuk, deputet i parlamentit rus dhe oligarkut rus Viktor Vekselberg, sipas ministrisë, shkruan CNN.

Kjo lëvizje e çon numrin total të rusëve të shenjës truar nga ngrirja e aseteve nga Japonia në 61.

08:42- Pfizer i dhuron Ukrainës të gjitha fitimet e saj nga Rusia

Gjigandi farmaceutik Pfizer do të dhurojë të gjitha fitimet nga Rusia në ndihmë të Ukrainës, duke iu bashkuar dhjetëra firmave shumëkombëshe pezullojnë aktivitetet me Rusinë, shkruan Forbes

Dhjetra firma ndërkombëtare kanë pezulluar aktivitetet e tyre pas pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë tërheqjen dhe mbylljen e dyqaneve, dhe bllokimin e produkteve.

Prokurorët rusë kanë paralajmëruar  kompanitë perëndimore në Rusi, duke i kërcënuar se do të konfiskojnë asetet nga ata që tërhiqen dhe se do të arrestojnë drejtues të korporatave që kritikojnë qeverinë.

08:35-Ukraina nuk dorëzohet, do të hapë 9 korridore humanitare për të evakuuar qytetarët e bllokuar

Teksa Ukraina ka hyrë në ditën e 20 të pushtimit rus, vendi planifikon të hapë nëntë korridore humanitare sot, për të evakuuar banorët e bllokuar nga qytetet e bombarduara.
Skynews shkruan se lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministri i Ukrainës.

Megjithëse përpjekjet e mëparshme të evakuimeve të civilëve kanë dështuar Ukraina do tentojë sërish sot të evakuojë qytetarët e saj në rrugë të sigurt.
Ndërkohë sot planifikohet të vazhdojë raundi i katërt i negociatave për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se pothuajse të gjitha ofensivat ushtarake ruse në Ukrainë, kanë ngecur, pas një përparimi të vogël që kanë bërë në fundjavë. Zyrtari i Pentagonit tha se trupat ruse janë ende rreth 15 kilometra larg qendrës së Kievit./abcnews.al/

08:35- Këshilltari i Zelensky: Lufta duhet të përfundojë në fillim të majit

Ukraina është zgjuar në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës, shkruan BBC

Një këshilltar i qeverisë ukrainase tha se pret që lufta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.

“Unë mendoj se në fillim të majit, ne duhet të arrijmë një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas.

08:24- Forcat ruse bombardojnë Kievin, 2 viktima

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve në një ndërtesë banimi këtë mëngjes në Kiev, sipas autoriteteve të Ukrainës, shkruan The Guardian

Ndërkohë 35 persona kanë arritur të shpëtojnë.

Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

08:03- Kievi zgjohet nga shpërthimet e fuqishme, Zelensky: Ushtarë rus, dorëzohuni

Disa shpërthime u dëgjuan mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur.

Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

Në një video-adresim të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.

07:59- Biden: Premtoj më shumë armë e para për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para.

Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA-ja do t’i mirëpresë edhe refugjatët ukrainas me krahë hapur. Ai tha të hënën se SHBA-ja po siguronte “dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare” për Ukrainën, në baza ditore.

Javën e kaluar, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – rreth gjysma e tyre ndihmë ushtarake.

Mediat amerikane raportuan se administrata Biden po shqyrton edhe përshpejtimin e procedurave të imigracionit për ukrainasit e zhvendosur nga lufta, që kanë lidhje me SHBA-në.

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë – përfshirë ndalimin e importeve të naftës së saj.

Në një fjalim drejtuar kombit këtë muaj, Biden ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të paguajë “çmim të lartë” për pushtimin.

07:50- Tentuan të marrin Mariupolin, ukrainasit eliminojnë 150 ushtarë rusë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pretenduar se 150 trupa ruse u vranë pasi u përpoqën të merrnin kontrollin e qytetit port jugor.

Autoritetet dje thanë se kishin zmbrapsur një sulm nga forcat ruse.

Përditësimi i fundit tregon se dy tanke ruse u shkatërruan gjithashtu gjatë luftimeve dhe se disa anëtarë të Forcave të Armatosura Ruse po refuzojnë të zbatojnë urdhrat.

Mariupol po sheh krizën më të keqe humanitare në vend, me banorët që luftojnë për të siguruar ushqim dhe furnizime kryesore. Qyteti mbetet nën kontrollin e Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!