Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit, Kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

schedule10:04 - 29 Nëntor, 2025

schedule 10:04 - 29 Nëntor, 2025

Shqipëria përkujton këtë të shtunë 81 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Krerët më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.

Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Niko Peleshi, ministra, deputetë e personalitete të jetës publike, vendosën kurora me lule dhe u përkulën në shenjë nderimi para dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Urimet për qytetaret zgjodhën ti bëjnë në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama publikoi një foto nga monumenti Nëna Shqipëri ndërsa mesazhi I kësaj dite mbetet I njëjtë dhe I pa ndryshueshëm ndër vite ; nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e Atdheut. Ndërsa presidenti Bajram Begaj nderoi sakrificën e të rënëve për lirine e vendit.

Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.”, tha Begaj.

Edhe këtë ditë, palët politike e festojnë të ndarë. Të majtët njohin 28 nëntorin si ditën e pavarësisë dhe 29 nëntorin si ditën e çlirimit, ndërsa të djathtët i përkujtojnë të dyja festat më 28 nëntor.

Më 29 nëntor të 1944, Shqipëria u çlirua nga forcat nazifashiste, duke shënuar një nga ngjarjet me të lavdishme të popullit shqiptar, jo vetem pse u clirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!