WASHINGTON- Ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit të Botërorit 2026, turneu i madh i futbollit, që këtë herë do të zhvillohet me 48 ekipe, më shumë se çdo botëror tjetër në histori.
Kombëtaret janë në pritje për të mësuar grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut. Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”-it.
Ceremonia po zhvillohet në Washington dhe është duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave nga e gjithë bota.
Në këtë event janë të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi. Të dyja Kombëtaret synojnë kualifikimin, pas ndeshjeve të “Play Off”, që luhen në mars.
Ky Botëror shënon një etapë historike, me më shumë ekipe, më shumë ndeshje dhe rivalitete të reja, duke e bërë garën më të madhe dhe më konkurruese ndonjëherë në historinë e futbollit.
KLIKONI KËTU PËR TË PARË CEREMONINË
Grupet e kompeticionit:
Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, fituesja e playoffit D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari
Grupi C: Brazil, Marok, Skoci
Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai
Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë
Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt
Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite
Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri
Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan
Grupi L: Angli, Kroaci, Panama
Vazo 1
- SHBA
- Meksikë
- Kanda
- Spanjë
- Argjentinë
- Francë
- Angli
- Brazil
- Portugali
- Holandë
- Belgjikë
- Gjermani
Vazo 2
- Kroaci
- Marok
- Kolumbi
- Uruguai
- Zvicër
- Japoni
- Senegal
- Iran
- Kore e Jugut
- Ekuador
- Austri
- Australi
Vazo 3
- Norvegji
- Panama
- Egjipt
- Algjeri
- Skoci
- Paraguai
- Tunizi
- Bregu i Fildishtë
- Uzbekistan
- Katar
- Arabi Saudite
- Afrikë e Jugut
Vazo 4
- Jordani
- Kepi i Gjelbër
- Gana
- Kurasao
- Haiti
- Zelandë e Re
- Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
- Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/Shqipëria)
- Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/Kosova)
- Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
- Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos)
- Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Lajmi në përditësim…

