LIVE/ Rusët lëshojnë helikopterët, ukrainasit përgjigjen me raketa: Pamje të paimagjinueshme pranë Kievit

schedule17:40 - 24 Shkurt, 2022

schedule 17:40 - 24 Shkurt, 2022

Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia ka hapur disa fronte gjatë sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Frontet kryesore janë ato në veri të Kievit si edhe në rajon Kherson.

Lexo edhe: LIVE/ E papritur! Ukraina shtang rusët në dyert e Kievit

Confirmed by Ukrainian authorities. A large air assault operation with Mi-8 helicopters on Antonov International Airport in Hostomel. Interior Ministry says Russia has seized control. Very dangerous; it’s just 15 minutes west of the capital ring road. pic.twitter.com/JhlyVktVRC

— Christopher Miller (@ChristopherJM) February 24, 2022


Në këtë të fundit rusët kanë mundur të futen përmes Krimesë, ndërsa BBC raporton se tani ushtria ruse synon të ruajë pozicionin në aeroportin e Hostemelit, përmes të cilit më pas të rinisë një sulm ndaj Kievit, objektivi kryesor i tyre, raporton abcnews.al.

Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë

Pas bombardimit me raketa, rusët kryen një sulm me helikopterë ndaj këtij aeroporti, i cili risolli në vëmendje pamjet e filmave me luftë, veç se kësaj radhe me pasoja të rënda, siç është humbja e jetës së civilëve dhe ushtarëve.

Ndërkohë që helikopterët e Rusisë fluturojnë mbi Ukrainë, ushtria vendase është përpjekur të mbrohet me raketa tokë-ajër duke qëlluar ndaj helikopterëve.

Lexo edhe: Ndiqeni LIVE, Rusia bombardon Ukrainën, si është situata tani në Kiev dhe Odessa

Sipas raportimeve zyrtare, deri më tani janë rrëzuar shtatë avionë të ndryshëm, shtatë helikoterë, 24 tanke dhe 20 autoblinda.

Pamje LIVE nga Kievi

Gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare janë publikuar pamje të helikopterëve rus të rrëzuar pranë Kievit, ndërsa në disa rajone janë parë edhe tanke ruse të shkatërruar.

Në mediat pro ruse janë publikuar pamje të ushtarëve të kapur rob në rajonet lindore si edhe një avion transporti ukrainas i rrëzuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!