Pas mirëpritjes së liderëve të Rajonit dhe udhëheqësve të BE-së dhe një përformancë të shkurtër nga dy artistë në ambientet e kryeministrisë, liderët pjesëmarrës iu drejtuan Piramidës.
Me një mini-dokumentar që tregoi transformimin e Shqipërisë, Samiti ka nisur punimet. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se sfida më e madhe politike sot është ndarja dhimbshme mes vendeve të BE-së.
Më tej, para liderëve të BE, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se disa nga premtimet e Samitit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht. Ai zgjodhi ta përçojë këtë kritikë në mënyrë të butë, siç e artikuloi gjatë fjalës.
“Ka një sulm shkatërrues ndaj Izraelit, që ka detyruar një komb demokratik që të vetëmbrohet. Jemi solidar me Izraelin. Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE dhe jo anëtarëve të BE. Të jetosh pa BE nuk është e lehtë. Dua të ngre disa pikëpyetje. A mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE dhe jo vendeve të BE? Më duhet të theksoj se premtimet e Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, për ta thënë butësisht”, tha ndër të tjera Rama.
Pas Ramës, në Samit mbajtën fjalën Kancelari i Gjermanisë Olaf Sholz, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Kujtojmë që ky Samit për herë të parë në histori organizohet jashtë kufijve të BE-së./abcnews.al