KUÇOVË- Kjo e hënë shënoi hapjen e bazës ajrore të NATO-së në Kuçovë, e cila është baza e vetme e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në ceremoninë përuruese ishin të pranishëm krerët më të lartë të Shqipërisë si dhe përfaqësues të vendeve anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Mesazhi kryesor, i cili përbashkoi të gjitha fjalimet e të pranishmëve ishte nevoja për të garantuar më shumë siguri, në përgjigje të sfidave dhe kërcënimeve, që vijnë nga lindja.
ABC News sjell më poshtë të përmbledhura të gjithë fjalimet, të cilat u mbajtën në ceremoninë inaugurues të Bazës së NATO-s në Kuçovë.
Në përfundim të ceremonisë, avionët ushtarakë EuroFighter F-2000 nga Italia, avionët amerikanë F-16, dronët “Bayraktar” si dhe helikopterët “Black Hawk” u ngritën për disa minuta në ajër duke dhuruar spektakël në qiellin e Kuçovës.
Zhvillimet minutë pas minute:
11: 20: Nis demonstrimi i avionëve ushtarakë mes tyre edhe dronët “Bayraktar”
Për Presidentin e Republikës, rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës, shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tonë.
“Baza e NATOs simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen. Është simbol për të mbrojtur vendin Shqipëria nuk u zgjodh rastësish, dëshmon besimin e aletaëve si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. Një investim shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite. Agresioni rus ndaj Ukrainës, situata në Lindjes e Mesme, përbëjnë sfida”, tha Begaj.
Ora 11:00– Nikolla: Baza e NATO-s në Kuçovë një ditë domethënëse për rajonin
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në ceremoninë përuruese për hapjen e bazës së NATO-së në Kuçovë u shpreh se Shqipëria mbetet një vend i vogël, por kontributi i saj në Aleancë është për t’u admiruar.
Një bazë me rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor, kështu e konsideroi kryeministri Edi Rama, hapjen e bazës së NATO-s në Kucovë, këtë të hënë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria pret sot me krenari aleatët dhe partnerët e saj.
Guido Crosetto, ministri italian i Mbrojtjes i pranishëm në ceremoninë mbajtur në Kuçovë për hapjen vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Ky moment shënon një pikëmbërritje në bashkëpunimin me Italisë dhe Shqipërisë dhe një pikë kthesë për mbarë rajonin. ky përurim mbërrin në një moment ndryshime të mëdha. Prania ime këtu tregon edhe mbështetjen e Italisë. Rrugëtimi drejt demokracisë i Shqipërisë nisi viti më parë”, theksoi ai.
Ora 10:45: Baza e NATO/ I ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane: Shqipëria mbrojtëse e vlerave të lirisë
I ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner, u shpreh se me hapjen e bazës së Kuçovës, Shqipëria dëshmon se është një partnere e besueshme në mbrojtën e vlerave të përbashkëta perëndimore.
“Do ta përgëzoj Shqipërinë në përurimin e bazë së parë ajrore të NATO në Ballkan, dhe ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj parimeve të NATO në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe demokracisë dhe kundërshtimin e kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes”, tha ai.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Arben Kingji në përurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se kjo bazë është e domosdoshme më shumë se kurrë për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga lindja.
“Inaugurimi i bazës së Kuçovës është ngjarje e shënuar për FA dhe për vetë anëtarët e Aleancës. Sot ofrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën e mbrojtjes tonë. Në një epokë me sfida komplekse, nevoja për një infrastrukturë të mbrojtjes është bërë më e domosdoshme së kurrë, dhe kjo bazë do t’i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga kufijtë lindorë të aleancës”, u shpreh.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, mori fjalën në ceremoni, ndërsa deklaroi zyrtarisht hapjen e bazës Taktike Ajrore të Aleancës në Kuçovë.
“Kjo ceremoni e veçantë dhe e shumëpritur prej kohësh. Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Një ekip i jashtëzakonshëm ka punuar ditë e natë për ngritjen e kësaj baze. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s”, tha ai.
Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish-baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në vitet 1950, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike. Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s./ n.m.abcnews.al