Debati Harris-Trump/ Përplasje për ekonominë, emigracionin, por edhe shtrëngim duarsh. Transmetimi LIVE në ABC News

schedule05:10 - 11 Shtator, 2024

schedule 05:10 - 11 Shtator, 2024

Kamala Harris dhe Donald Trump zhvilluan të martën mbrëma debatin e tyre të parë presidencial. Përballja e shumëpritur nisi me shtrëngimin e duarve, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga viti 2016.

Për 90 minuta skena e televizionit amerikan ABC NEWS u shndërrua në një ndeshje të nxehtë, ku të dy kandidatët shkëmbyen kritika të ashpra për një gamë të gjere çështjesh. Ekonomia, emigracioni, aborti si dhe politika e jashtme, ishin disa nga çështjet kryesore që përplasën  Harris dhe Trump.

Pyetja e parë ishte për ekonomie e vendit, një çështje që është në qendër të vëmendjes së votuesve. Harris foli për planet për të ndihmuar familjet dhe bizneset e vogla. Ajo sulmoi Trump, duke thënë se ai do të sigurojë një ulje të taksave për “miliarderët dhe korporatat e mëdha”.

Trump nga ana tjetër, akuzoi harris se nuk ka një plan konkret për permisimin e jetesës së qytetarëve, teksa sugjeroi vendosjen e tarifave ndaj vendeve të tjera, si Kina.

“Unë besoj në ambicien, aspiratën, ëndrrat e popullit amerikan. Unë do ndërtoj një “ekonomi plot mundësi”.  Por duhet të flasim për atë që na la Donald Trump. Ai na la papunësinë më të keqe që nga depresioni i madh. Trump na la epideminë më të keqe të shëndetit publik në një shekull. Ai na la sulmin më të keq ndaj demokracisë sonë që nga Lufta Civile.”

“Ajo nuk ka një plan Ajo kopjoi planin e Biden.Ajo e di që ne duhet të vendosim tarifa ndaj vendeve të tjera. Vendet e tjera më në fund, pas 75 vitesh, do të na paguajnë për gjithçka që kemi bërë për botën. Dhe tarifa do të jetë e konsiderueshme në disa raste,” shtoi ai. “Kam marrë miliarda e miliarda dollarë, siç e dini, nga Kina. Në fakt, ata kurrë nuk e hoqën tarifën sepse ishin shumë para.”

Të dyja palët shkëmbyen akuza edhe për situatën e emigracionit, një problematik në fakt që është prekusr shumë në fushatën e Trump.

“Ju shikoni se çfarë po ndodh me qytetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ju shikoni në Springfield, Ohio. Ju shikoni Aurora në Kolorado, ata po pushtojnë qytetet. Ata po pushtojnë ndërtesat. Ata po hyjnë me dhunë. Këto janë njerëzit që ajo dhe Bajden i udhëhoqën në vendin tonë dhe po shkatërrojnë vendin tonë. Ata janë në nivelin më të lartë të kriminalitetit”

 “E dini çfarë ndodhi? Donald Trump mori në telefon disa njerëz në Kongres dhe tha vendosni veto ndaj projekligjit. Pse? Sepse ai preferoi që të mos rregullonte kete problem.”

Harris dhe Trump shkëmbyen kritika edhe për çështjen e abortit. kandidatja demokrate deklaroi se qëndrimet e ish presidentit amerikan për të drejtat riprodhuese, janë për të ardhur keq. Mirëpo trump siguroi se ai se nuk do të nënshkruante një ndalim kombëtar të abortit.

 “Donald Trump nuk mund t’i thotë një gruaje se çfarë të bëjë me trupin e saj. Shumë shtete kanë miratuar ndalimin e abortit që nuk bën përjashtime për përdhunimin dhe inçestin. Ti mendon se kjo është ajo që njerëzit duan? Gratë “po rrjedhin” gjak përsëri në një makinë në një parking sepse nuk mund të abortojnë. Ata nuk e duan këtë”

“Epo, ajo shkon përsëri, është një gënjeshtër. Unë nuk po nënshkruaj një ndalim dhe nuk ka asnjë arsye për të nënshkruar një ndalim, sepse ne kemi marrë atë që të gjithë donin”

Për një ish prokurore e përgjithshme, sulmet për çështjet penale ndaj trump ishin të pashmangshme. Harris u ndal edhe të trazirat e 6 janarit në kapitol, ku akuzoi  kandidatin republikan. Trump i mohoi të gjitha pretendimet, teksa hodhi dyshime se ishin pikërisht këto deklarata se nxitën atentantin ndaj tij.

 “Unë isha atje atë ditë. Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti një turmë të dhunshme për të sulmuar kryeqytetin e vendit tonë, për të përdhosur Kapitolin e kombit tonë. Atë ditë, 140 oficerë të zbatimit të ligjit u plagosën, disa vdiqën. E  kuptoni se ish-presidenti është akuzuar dhe fajësuar pikërisht për këtë arsye. Por kjo nuk është një situatë e izoluar.”

“Unë nuk kisha asnjë lidhje me këtë, përveçse ata më kërkuan të mbaj një fjalim. Unë u paraqita për një fjalim. Janë raste të rreme. Unë ndoshta kam marrë një plumb në kokë për shkak të gjërave që thonë për mua. Ata flasin për demokracinë, unë jam një kërcënim për demokracinë. Ata janë kërcënim për demokracinë

Lufta Izrael-Hamas është një nga çështjet më përçarëse politikisht për demokratët. Harris mbajti kryesisht qëndrimin e Presidentit Joe Biden për këtë çështje në përpjekje për të balancuar mbështetjen e palëkundur për sigurinë e Izraelit, por  duke dënuar edhe vuajtjet e civilëve palestinezë në Gaza. Nga ana tjetër trump shprehet i sigurt se nëse do të ishte ai në krye nuk do të kishte nisur konflikti në lindjen e mesme.  Sipas kandidatit republikan do të kishte përfunduar edhe lufta ruse në ukrianë.

“Kjo luftë duhet të përfundojë. Ne kemi nevojë për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Ai është i dobët në politikën e jashtme. Është absolutisht e njohur se këta diktatorë dhe autokratë po kërkojnë që ju të bëheni përsëri president sepse ata janë aq të qartë sa mund t’ju manipulojnë me lajka dhe favore. Dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë udhëheqës ushtarakë, me të cilët keni punuar, më kanë thënë se jeni një turp për vendin.”

“Konflikti nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të ishte ende president. Unë do ta rregulloj këtë dhe shpejt, I njoh “shumë mirë” edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, edhe presidentin rus Vladimir Putin. Harris është – “zëvendëspresidentja më e keqe në histori”. Ajo nuk arriti të parandalonte luftën duke negociuar midis Ukrainës dhe Rusisë përpara pushtimit.

Kandidatja demokrate pretendoi se nëse Trump do të ishte në krye të shtëpisë së bardhë Putin do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës. Në fjalimin e tij mbyllëse ish presidenti amerikan tha se harris ishte vetëm premtime, pasi ajo ka mbi 3 vite në shtëpinë e bardhë dhe nuk ka bërë asgjë nga këto.

Debati vjen pas afro 2 muaj e gjysme nga performanca katastrofike e Presidentit Joe Biden që shkaktoi një tërmet politik që përfundimisht e detyroi atë të largohej nga gara.

Debati i 27 qershorit, ku përgjigjet shpeshherë jo koherentë të Bidenit, lanë shumë njerëz të vejnë në dyshim se sa i aftë do të jetë presidenti ta mbajë këtë post edhe për një raund të dytë.