LIVE/ Moti “ul marsh”, si parashikohet të jenë orët në vazhdim dhe sa pritet të zgjasë “qetësia”?

schedule11:06 - 11 Janar, 2023

schedule 11:06 - 11 Janar, 2023

Pas dy ditësh ku mbizotëroi një mot me reshje shiu herë pas herë edhe në formën e rrebeshe dhe po ashtu më në fund zonat malore u mbuluan nga petku i bardhë i dëborës, sot kemi një përmirësim të kushteve atmosferike.

Dita e sotme ka nisur me një mot të kthjellët edhe pse temperaturat minimale do të shkojnë deri në -3 gradë celcius, nga -1 që ishin ditën e djeshme.

Po ashtu nuk do të mungojë as dielli i cili do të bëjë që temperaturat maksimale të pësojnë një rritje të lehtë.

Lexo edhe: Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i moti/ Dëbora “zbardh” edhe Kukësin, asnjë problem në qarkullim

Në zonat malore edhe ditën e sotme në orët e pasdites pritet të ketë reshje të dobtë shiu dhe dëbore, ndërsa pritet që të intensifikohen ditën e enjte.

Deri më tani në zonat që janë mbuluar nga bora nuk raportohet për probleme në qarkullim apo në furnizimin me energji elektrike.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!