PD do regjistrohet në zgjedhje. Pranohet Ankimimi. Bele: Alibeaj, është kryetar i komanduar

schedule19:50 - 16 Mars, 2023

schedule 19:50 - 16 Mars, 2023

Me 4 vota pro dhe vetëm 1 kundër, Komisioni i Ankesave në KQZ vendosi ta regjistrojë PD-në në zgjedhje, duke i dhënë rolin e kryetarit, Enkelejd Alibeajt. Në këtë mënyrë anulohet vendimi i Ilirjan Celibashit që nuk pranoi ta regjistronte PD-në pa firmën e Lulzim Bashës. KAS ra dakord me Celibashin vetëm në pikën që Sali Berisha nuk ka asnjë të drejtë mbi Partinë Demokratike.

Por, ky vendimi i Koli Beles ka disa pasoja të forta politike. Alibeaj duhet të regjistrojë kandidatet për kryetar bashkie në çdo qytet, Sali Berisha duhet të dorëzojë kandidatët e foltores tek Ilir Meta dhe të shpresojë që demokratët të harrojnë logon dhe të kenë me vete foton e tij kur të votojnë në 14 maj.

Gara kështu spostohet nga socialistët tek brenda vetes, duke nxjerrë që tani një rezultat paraprak se cila pale humbet zgjedhjet në 14 maj.

Por vendimi i Koli Beles, konfirmoi dhe çarjen e re: atë mes shumicës dhe ish të besuarit të saj për zgjedhje, Ilirian Celibashi. Për këtë socialistët kanë një aleat të ri: Partine Demokratike. Ndërsa lajmi i fundit, por i parëndësishëm, është se Lulzim Basha mund të vazhdojë të flejë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!