TIRANË- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe kryeministri Edi Rama iu drejtuan shqiptarëve me një fjalim nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.
Të shumtë janë qytetarët, të cilët kishin dalë për të parë nga afër ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë. Ceremonia e pritjes zyrtare u pasua me një këngë kushtuar Bill Clinton, për ndihmën e dhënë ndaj qytetarëve të Kosovës, në luftën e vitit 1999.
Ai njihet si presidenti, i cili dha urdhër për bombardimin e Ish-Jugosllavisë duke i hapur rrugë çlirimit të Kosovës nga “kthetrat” e Sllobodan Millosheviçit.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, presidenti Bill Clinton do nderohet me çmimin “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Kryeministri Edi Rama mori fjalën i pari, duke u shprehur se Clinton është një prej oratorëve më mahnitës në botë dhe ai ka parë lexuar dhe studiuar disa herë fjalimet e tij.
Rama tha se përmes fjalimeve Clinton u rrëmbeu zemrën Amerikë, e frymëzoi Europën mbarë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua, se sa të përgatitem të flas, e pastaj të flas tani këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën e përditshme politike, ja kam parë dëgjuar fjalimit, për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.
Në kërkimit i paqeje, prosperiteti dhe e dashurie mes njerëzve, ku rruga është vetë qëllimi i përpjekjeve. Dhe më pas jo vetëm ia kam parë e ridëgjuar ata që ka thënë, por edh studiuar se si i ka thënë, duke i admiruar atë që as mësohet dhe tregohet, empatinë magjepsëse që e bën Klintonin oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.
Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut histroik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpritin e Europës.r.t/abcnews.al