Në ditën e 24 të luftës mijëra njerëz tashmë kanë lënë Ukrainën duke u strehuar në vendet fqinje.
Rusia e papërgatitur për rezistencën e ukrainasve, nuk ka mundur të sulmojë Kievin. Rrugët kryesore i ka të bllokuara, siç raportohet nga Ukraina.Nga ana tjetër Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë, duke deklaruar se i ka vrarë edhe gjeneralin e pestë.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën që të mos i japë Rusisë pajisje ushtarake, në një telefonatë me presidentin Xi Jinping. Zelensky thotë se 130 persona janë shpëtuar nga bodrumet e teatrit që u bombardua në Mariupol të mërkurën, por 1,300 të tjerë mbeten ende të bllokuar.
20:30- A do e pranojë? Biden merr ftesë për vizitë në Ukrainë
Ish Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se presidenti i Amerikës, Joe Biden duhet ta vizitojë Ukrainën gjatë qëndrimit të tij në samitin e NATO-s në Bruksel, që mbahet në javën e ardhshme.
20:13 – U krijuan nga vetë Rusia, SHBA i kërkon Turqisë që t’i japë Ukrainës sistemin “S400” kundër avionëve
Në javët e para të luftës së parë të madhe evropiane të shekullit të 21-të, Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar armë ukrainasve për shkatërrimin e tankeve ruse, por jo avionë luftarakë. Shtëpia e Bardhë nuk do të dërgojë asnjë avion amerikan apo të NATO-s në qiellin mbi Ukrainë, një lëvizje që zyrtarët amerikanë frikësohen se mund të rrezikojë ta kthejë një luftë rajonale në një zjarr global, por ajo po i siguron Ukrainës raketa që mund të kryejnë të njëjtën detyrë të shkatërrimit të avionëve rusë.
19:00 – Karvani “i vdekjes”, rusët e vrarë në luftë po dërgohen fshehurazi në Bjellorusi
Shumë është folur për karvanin e gjatë disa dhjetëra kilometra me ushtarë dhe armë të rënda ruse që po avancojnë prej disa ditësh drejt Kievit. Por një tjetër karvan, ai me ushtarë rusë të vrarë, raportohet të jetë formuar nga Ukraina drejt një qyteti kufitar bjellorus.
16:50 – Rusët lëshuan raketën hipersonike, amerikanët i bëjnë surprizën e madhe
Ushtria ruse përdori për herë të parë një raketë hipersonike për të goditur një objektiv ushtarak në Ukrainë duke ngjallur mjaft interes në rrethet e strategëve të ushtrisë në SHBA dhe gjetkë. CNN raporton sëfundmi se ushtria amerikane e ka ndjekur lëshimin e kësaj raketa që prej momentit kur është bërë gati deri te objektivi i saj.
15:55 – A do të nisë Putin një luftë bërthamore?
Ditë pas pushtimit të Ukrainës, diktatori rus Vladimir Putin vendosi në gatishmëri armët bërthamore duke kërcënuar botën me fillimin e një luftë bërthamore. Ndërkohë që vazhdon pushtimi ushtarak i Ukrainës, i cili ka rezultuar shumë i kushtueshëm për Rusinë, lind pyetja a po luan Putin bllof.
14:05 – Pushtimi i Ukrainës, Johnson: Putin bëri një gabim katastrofik
Gjatë një konferencë ditën e sotme, Johnson tha se Putin bëri një gabim katastrofik duke pushtuar Ukrainën dhe se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas, shkruan The Guardian.
“Rezistenca heroike e Ukrainës po na tregon çdo ditë se Putini ka bërë një gabim katastrofik,” tha ai.
Johnson vuri në pikëpyetje arsyen pse Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, duke hedhur poshtë idenë se ishte për shkak të shqetësimeve për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Ai ishte i frikësuar nga Ukraina, sepse aty ekziston fjala e lirë. Dhe se Ukraina zhvilloi zgjedhje të lira dhe me çdo vit vendi ka përparuar drejt lirisë, demokracisë dhe tregjeve të hapura, ai i frikësohej shembullit të Ukrainës, “tha Johnson.
“Sepse në Rusinë e Putinit, ju do të dënoheni me 15 vite vetëm sepse keni kundërshtuar luftën. Dhe nëse do të jeni kundër Putinit ju do të pushkatoheni. “Është jetike që pushtimi i Moskës të dështojë, tha Johnson, pasi “një Putin fitimtar nuk do të ndalet në Ukrainë”.
13:30 – Ukraina: 127 diversantë rusë janë arrestuar në Kiev që nga fillimi i luftës
Forcat ukrainase në Kiev kanë arestuar 127 diversantë, duke përfshirë 14 grupe me të infiltruar, që nga fillimi i pushtimit rus, sipas një njoftimi të kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov, shkruan BBC.
Zhyrnov tha se bllokimet e rrugëve kanë qenë pika kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.
“Ato janë baza e fortifikimeve, njësitë inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera,” tha Zhyrnov.
Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjatë, përfundoi ai.
13:01 – Lavrov: Amerika po pengon Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të Rusisë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se SHBA-të po pengojnë Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të Rusisë, shkruan agjencia e lajmeve Interfax.
“Delegacioni ukrainas po mbahet nga dikush, ndoshta amerikanët, prandaj nuk lejohet që ukrainasit të pajtohet me kërkesat (tona), të cilat unë i konsideroj absolutisht. minimale”, tha Lavrov.
Ndërkohë kryeministri i Polonisë Mateus Morawiecki i ka bërë thirrje BE-së të bllokojë të gjithë aktivitetet tregtare me Rusinë. Morawiecki tha se dëshiron një “bllokadë tregtare” nga deti dhe toka sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan BBC.
“Bllokimi i plotë i tregtisë do ta detyronte Rusinë të shqyrtonte faktin nëse do të ishte më mirë të ndalonte këtë luftë mizore”, tha ai.
12:52 – Momenti kur forcat e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat 80 trupa nga baza ushtarake
BBC ka publikuar pamje nga momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat e bazës ushtarake në Mykolaiv trupat e ukrainasve.
Baza ushtarake u sulmuan nga forcat ruse një ditë më parë.
Gazetari belg Robin Ramaekers, i cili vizitoi vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, ka folur për të paktën 80 trupa të nxjerrë nga rrënojat, ndërsa thotë se nën rrënoja ka ende qytetarët.
Numri i viktimave nuk është konfirmuar ende nga autoritet ukrainase./abcnews.al/
er wordt volop verder gezocht naar lichamen hier in #Mykolaiv, tegelijk opnieuw luchtalarm, iedereen naar de schuilkelders… #vtmnieuws pic.twitter.com/ycfblo5Mvp
— Robin Ramaekers (@ramaekers_robin) March 19, 2022
11:01- VIDEO/ Shpejtësia nuk mjafton, momenti kur raketa e dronit nuk i jep asnjë shans tankistit rus
Rusët janë duke pësuar dëme të mëdha materiale si edhe në ushtarë në Ukrainë, ndërkohë që po bëhet gati një muaj që prej urdhrit të Putinit për pushtim.
Ukrainasit raportojnë për më shumë se 13 mijë rusë të vrarë, ndërsa agjencitë e inteligjencës në Perëndim flasin për 7-8 mijë, megjithatë në çdo rast, shifra duket shumë e lartë. Ndërkohë që po i pengojnë rusët në terren, ukrainasit e kanë fituar luftën online duke shpërndarë vazhdimisht pamje nga sulmet mbi avionët, tanket dhe helikopterët e Rusisë.
Në videon e mësipërme duket momenti kur një tank goditet me dron. Në goditjen e parë tanku bëhet i palëvizhshëm, ndërkohë që njëri prej tankistëve del me vrap prej aty, por raketa e dytë nuk i jep atij asnjë shans.
10:54– Sulmet e vazhdueshme në Mariupol po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar civilët e bllokuar
Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha se luftimet në qendër të qytetit po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar qindra njerëz të bllokuar brenda bodrumit të një teatri që u bombardua nga Rusia të mërkurën, shkruan BBC.
Sipas Vadym Boychenko, ekipet mund të evakuojnë njerëzit vetëm në momente kur nuk ka luftime.
“Ka sulme të vazhdueshme dhe forcat ruse po përdorin të gjitha llojet e armëve”, tha ai. “Forcat tona po bëjnë gjithçka për të mbrojtur qytetin dhe pozicionimin tonë, por forcat e armikut janë më të mëdha se tonat, për fat të keq”.
Të premten, autoritetet thanë se 130 njerëz kishin arritur të largoheshin dhe se më shumë se 1,000 ndodheshin të bllokuar në bodrum. Rusia ka mohuar se ka bombarduar ndërtesën, pavarësisht paralajmërimeve se ishte një zonë civile.
Boychenko tha gjithashtu se 40,000 njerëz kishin arritur të largoheshin nga qyteti në pesë ditët e fundit dhe se 20,000 të tjerë presin të evakuohen.
10:54- Sekretari amerikan: Putin po bën lojë të pistë, strategjia e “egër” që po përdor
Rusia po përdor teknika dhe manovra të egra kundër civilëve ukrainas, thotë sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.
“Forcat ruse po vazhdojnë të shënojnë fitore në jug të Ukrainës dhe kjo vjen si pasojë e teknikës brutale dhe të egër me të cilën kanë shenjëstruar civilët ukrainas”, u shpreh zyrtari amerikan gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov në Sofje, shkruan abcnews.al.
Ai deklaroi se shpreson që Rusia të zgjedhë një rrugë tjetër, jo atë të luftës.
Trupat rusë kanë bërë përparim në jug të Ukrainës duke përdorur taktika “të shkëputura nga libri i lojërave të Sirisë”, tha për CNN të premten në mbrëmje Mason Clark, analisti kryesor rus në Institutin për Studimin e Luftës.
10:47- 9 të vrarë dhe 17 të plagosur nga sulmet ruse në Zaporizhzhia
Qyteti jugor i Zaporizhzhia shpalli shtetrrethim 38-orësh ditën e sotme, sipas një deklaratë të nënkryetarit të bashkisë Anatoliy Kurtiev, shkruan skynews
Ndërkohë, ai tha se 9 persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur nga bombardimet ruse. Kurtiev tha se Zaporizhzhia po përballej me sulme të vazhdueshme nga trupat ruse, të cilat kanë sulmuar me tanke, helikopterë dhe sisteme raketash gjatë ditëve të fundit.
10:40- FOTO/ Me armë në duar, ukrainasit përgatiten për luftë në Odessa
Të rinjtë në qytetin jugor të Odesa-s po mësojnë se si të luftojnë ndërsa forcat ruse po afrohen gjithnjë e më shumë pranë qytetit, shkruan skynews
Njerëzit po mësohen se si të përdorin armët dhe të japin ndihmën e parë, në një përgatitje për një sulm të afërt.
10:32- Deputeti ukrainas: Kushtet në Mariupol janë si në “mesjetë”
Një deputet ukrainas i ka përshkruar kushtet në qytetin e rrethuar të Mariupolit si “mesjetare”. Dmytro Gurin, një deputet, prindërit e të cilit janë bllokuar në qytetin juglindor, tha për BBC-në se furnizimet me ushqim dhe ujë janë drejt fundit.
“Njerëzve u mungon ushqimi dhe më e rëndësishmja janë pa ujë,” tha Gurin. “Dhe disa ditë më parë, tanket filluan të qëllojnë ndërtesa nëntëkatëshe, kështu që njerëzit nuk mund të dalin jashtë.
Të gjithë janë të bllokuar në apartamentet dhe bodrumet e tyre duke menduar nëse do të vdesin në orët e ardhshme”.
Sulmet nuk ndalojnë kurrë”, shtoi ai. ”
Gurin shprehu gjithashtu pesimizmin mbi mundësinë e krijimit të korridoreve humanitare nga qyteti, duke thënë se pala ukrainase po përpiqet të arrijë një marrëveshje por Rusia gjithmonë e ka penguar evakuimin e civilëve.
Ai shtoi se bombardimet nga forcat ruse e kanë shndërruar qytetin.
“Nga fotot që kam parë, qyteti i Mariupol nuk ekziston më”.
Sipas vlerësimeve, 30% e ndërtesave janë shkatërruar totalisht dhe 50% janë dëmtuar
Kufoma që nuk janë hequr akoma nga rrugët, të mbështjella me batanije, xhupa, pallto, apo çdo lloj mbulese tjetër. Ndërtesa të rrënuara, me mure të nxirë dhe gërmadha kudo. Këto janë pamjet e trishta nga Mariupoli.
Rreth 400 mijë njerëz për më shumë se dy javë mbeten të bllokuar ne qytetin port Mariupol në Ukrainë.
Banorët e Mariupolit po luftojnë dita ditës për të mbijetuar nga bombardimet e forta, që janë ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin, sipas autoriteteve lokale.
10:19- Negociatat e paqes, rezultatet janë ende të paqarta
Përparimi drejt bisedimeve të paqes është shumë i rëndësishëm po aq sa edhe i vështirë. Flamuri ukrainas po valëvitet kudo për shkak të pushtimit të vendit nga forcat ruse, shkruan BBC.
Arkivolet janë të mbështjellë më flamurin e Ukrainës, dhe ky flamur po valëvitet edhe në kryeqytetet anembanë botës. Ky është sfondi i këtij momenti ku ukrainasit shpresojnë se do të ketë një shpresë drejt paqes.
Mbrëmë gjatë një fjalimi presidenti Zelensky tha se ka ardhur koha për t’u takuar dhe për të biseduar.
“Unë dua të më dëgjojnë të gjithë, veçanërisht në Moskë, duke e ditur që njerëzit në Rusi nuk po e dëgjojnë historinë e plotë për shkak të ligjeve të reja të medias dhe represionit,” tha ai.
Por ka një dritë jeshile në bisedimet me ndërmjetës si Turqia, pasi presidenti Putin ka pranuar të takojë Zelensky. Por Putin, në daljen e tij publike që nga fillimi i pushtimit një muaj më parë tha se do të zbatojë të gjitha planet.
Pikëpyetja që kishin të gjithë përpara pushtimit, edhe që kanë ende sot e kësaj dite, është se cili është plani i Putinit në Ukrainë?
Sidomos tani, pasi Rusia ka pësuar kaq shumë humbje dhe plani i tij nuk po shkon ashtu siç ai priste. Minimumi që ai duhet të bëjë është të garantojë siguri për njerëzit në Ukrainën lindore, të cilën, ai i ka njohur si si shtete të pavarura, gjithashtu edhe për Krimenë.
10:17- Negociatat, paralajmëron sekretarja britanike: Çfarë plani djallëzor ka Rusia, na ka gënjyer
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka paralajmëruar se bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës mund të përdoren “për të krijuar shpërqendrim” ndërsa Moska rigrupohet për një ofensivë të re.
Në një intervistë me The Times, Truss u shpreh se nëse Rusia do të ishte serioze për negociatat, ajo nuk do të bombardonte zonat e banuara. “Nëse një vend është serioz për negociatat, nuk bombardon pa dallim civilët po atë ditë”, tha ajo.
Truss shtoi se ajo është “shumë skeptike” në lidhje me bisedimet, duke thënë se: “Ajo që ne kemi parë është një përpjekje për të fituar kohë që rusët të rigrupohen”.
“Ne nuk shohim ndonjë tërheqje serioze të trupave ruse apo ndonjë propozim serioz në tryezë”.
“Rusët kanë gënjyer, gënjyer e gënjyer. Kam frikë se negociatat janë një përpjekje tjetër për të krijuar një devijim dhe për të krijuar një perde tymi.”
10:02- Paratë ruse të ngrira nga sanksionet, të përdoren për riparimin e dëmeve nga lufta në Ukrainë
Miliarda njerëz në mbarë botën po shohin të pafuqishëm, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon të vrasë çdo ditë gjithnjë e më shumë njerëz të pafajshëm, ndërsa po e shkatërron infrastrukturën në të gjithë vendin dhe po detyron miliona refugjatë të largohen në vendet fqinje evropiane.
SHBA dhe aleatët e saj duhet të hedhin menjëherë hapat e parë, në mënyrë që Rusia të mbahet të paktën përgjegjëse për koston e ndihmës humanitare, reparacionet dhe rindërtimin e Ukrainës. Për këtë mund të përdorin rezervat valutore ruse që mbahen në bankat qendrore jashtë vendi, dhe që janë ngrirë nga qeveritë e këtyre vendeve në kuadër të sanksioneve të vendosura.
Sipas të dhënave më të fundit të ofruara nga banka qendrore e Rusisë, që nga 30 qershori 2021, rezervat valutore të Rusisë arritën në 585 miliardë dollarë. Edhe pse jo e gjithë kjo do të ishte e disponueshme për të paguar dëmet e shkaktuara nga lufta.
Lexo KËTU të gjithë artikullin
09:45- Trupat ruse drejt Mariupolit, “shkelin” mbi autokolonat e blinduara të Ukrainës
Frika që kanë pasur të gjithë zyrtarët perëndimore është se niveli i rezistencës ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit në fund do të zbehej. Dy ditë më parë ekspertët kishin parashikuar se Mariupol do të rezistonte ndërsa tani kemi raporte se po ndodhin luftime brenda qytetit, ku trupat ruse kanë mundur të hyjnë përmes kolonave të blinduara, shkruan BBC
Luftimet po vazhdojnë, ndërsa 300,000 njerëz janë ende të bllokuar, nën granatimet e vazhdueshme ruse. Qindra janë ende të bllokuar në teatrin e bombarduar që mendohej se strehonte më shumë se 1000 njerëz.
Situata vazhdon të jetë e rrezikshme dhe nëse Mariupol bie, kjo do t’i sigurojë Rusisë një korridor tokësor efektiv që shtrihet në pjesën më të madhe të bregdetit jugor dhe deri në rajonet lindore të Ukrainës.
09:13- Rikthehet energjia elektrike në centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës
Specialistët ukrainas kanë riparuar një nga linjat e dëmtuara të energjisë në centralin bërthamor më Zaporizhzhia.
Lajmin e bën me dije agjencia e lajmeve Interfax në Ukrainë. Centrali bërthamor, më i madh në Europë u kap nga forcat ruse dy jave më parë, pas një sulmi të rëndë ajror.
Tre nga pesë linjat e energjisë elektrike të termocentralit , u raportua se mbetën të dëmtuara.
09:08- Rusia e pranon: Kemi përdorur armë hipersonike kundër Ukrainës
Rusia tha se ka përdorur armë hipersonike për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore. Raketat hipersonike janë armë të shpejta që mund të shmangin identifikimin nga sistemet e mbrojtjes raketore.
Ministria e mbrojtjes ruse tha të shtunën se kishte shkatërruar një depo raketash dhe municionesh në rajonin e Ivano-Frankivsk të Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Ministria tha se kishte shkatërruar gjithashtu qendrat e inteligjencës pranë Odessa duke përdorur një sistem raketash.
08:58- Ukraina: 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës
Autoritetet në Ukrainë kanë konfirmuar se 112 fëmijë janë vrarë deri më tani që nga fillimi i luftës, tre më shumë nga vlerësimi i djeshëm prej 109, shkruan skynews
Ukraina tha gjithashtu se 140 fëmijë janë plagosur në konflikt.
Rikujtojmë se dhjetëra karroca janë vendosur ditën e djeshme në qytetin perëndimor të Lviv për të ilustruar shkallën e këtyre humbjeve shkatërruese.
08:47- Ku ka gabuar Rusia?
Rusia ka një nga forcat e armatosura më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, por nuk e ka treguar diçka të tillë në luftën kundër Ukrainës, shkruan BBC
Shumë analistë ushtarakë në Perëndim janë befasuar nga performanca e saj në fushën e betejës deri më tani, dhe disa e kanë cilësuar “të mjerë”. Përparimi ushtarak duket se ka ngecur dhe një pjesë janë të shqetësuar nëse Rusia do të marrë veten nga humbjet që ka pësuar.
Këtë javë, një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s tha për BBC-në: “Rusët qartësisht nuk i kanë arritur qëllimet e tyre dhe ndoshta nuk do t’i arrijnë”.
Por ku ka gabuar Rusia?
Gabimi i parë i Kremlinit është nënvlerësimi i rezistencës dhe aftësive të forcave të armatosura të Ukrainës.
08:41- Kjo është fusha ku SHBA-ja dhe Rusia ende po bashkëpunojnë
Nuk ka paqe në Tokë, por Rusia dhe SHBA-ja kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fushën e hapësirës, shkruan BBC
Tre kozmonautë rusë – komandanti Oleg Artemyev, Denis Matveev dhe Sergey Korsakov u nisën të premten për një mision gjashtëmujor. ISS është një bashkëpunim 23-vjeçar midis SHBA-së, Rusisë dhe vendeve të tjera.
Treshja u mirëprit pozitivisht në bord nga një ekuipazh që përbëhet nga katër amerikanë, dy rusë të tjerë dhe një gjerman. Lajmi vjen vetëm disa ditë pas lajmit se astronauti amerikan Mark Vande Hei, i cili shënoi një rekord të NASA-s për 355 ditë në orbitë do të largohet nga ISS.
08:32- Ekspertët amerikanë: 40 milionë njerëz do të vuajnë nga uria për shkak të luftës
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, bota është përballur me rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, shkruan BBC
Një institut amerikan, Qendra për Zhvillimin Global ka paralajmëruar se40 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria. Instituti nxjerr në pah se sa i rëndësishëm është rajoni ish-sovjetik për tregtinë bujqësore. Rusia dhe Ukraina përbëjnë 29% të grurit në botë. Rusia dhe Bjellorusia përbëjnë një të gjashtën e plehrave në botë.
Ndikimi do të ndihet gjerësisht, sipas ekspertëve, por do të godasë vendet më të varfra.
Ekspertët e CGD rekomandojnë që prodhuesit e grurit – përfshirë G20 duhet t’i mbajnë tregjet e tyre të hapura ndërsa qeveritë dhe agjencitë ndërkombëtare duhet të veprojnë shpejt dhe bujarisht për të mbështetur nevojat humanitare.
08:24-Ukraina: Kemi shkatërruar 2 avionë dhe 3 helikopterë rusë në 24 orët e fundit
Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar dy avionë rusë dhe tre helikopterë në 24 orët e fundit. Ata gjithashtu thanë se kanë rrëzuar katër raketa duke përmënduar rezistëncën heroike të popullit ukrainas, sipas skynews
Në total, Ukraina pretendon se ka goditur 12 objektiva ajrore ruse në orët e fundit.
Sipas forcave të armatosura, Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha, duke shtuar se pajisjet ruse u shkatërruan në rajonet Mykolayiv dhe Sumy.
08:17- Inteligjenca britanike: Kremlini ka dështuar, është i detyruar të ndryshojë taktikat e luftës
Inteligjenca britanike ka paralajmëruar se një ndryshim në taktikat ruse mund të shkakojë një numër më të madh viktimash, shkruan BBC
“Kremlini deri më tani ka dështuar të përmbushë objektivat e tij fillestarë”, duke shtuar se Rusia ishte “e habitur nga përmasat dhe ashpërsia e rezistencës së Ukrainës”
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 19 March 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/iXd9G8IiA0
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/6fYJwelqMP
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 19, 2022
“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjek një strategji të shkatërrimit”, sipas inteligjencës britanike.
“Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa dallim të mjeteve ushtarake që do të rezultojë në rritje të numrit të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikim të krizës humanitare.”
08:16-Ish-presidentët e SHBA mbështesin hapur Ukrainën
Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe George W. Bush kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për popullin ukrainas. Këtë e kanë bërë duke vizituar një kishë ukrainase në Çikago.
Ata kanë vendosur lule me fjongo ngjyrë të kaltër dhe të verdhë ngjyrat e flamurit të Ukrainës në Kishën e Shën Volodimirit dhe Kishën Katolike Olha.
Ish-presidenti Bush ka shkruar në një postim të ndarë në Twitter se “Amerika qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës teksa ata luftojnë për lirinë dhe të ardhmen e tyre”.
America stands united with the people of Ukraine in their fight for freedom and against oppression. pic.twitter.com/O7INc9S1tq
— Bill Clinton (@BillClinton) March 18, 2022
08:05-Armëpushim në Ukrainë, një korridor humanitar do hapet në rajonin që Putin e shpalli të pavarur
Evakuimet do të vazhdojnë ditën e sotme në Ukrainë. Autoritetet ukrainase njoftojnë se një korridor humanitar do të hapet në rajonin e Luhansk këtë mëngjes.
Luhansk është një prej dy rajoneve në Ukrainën lindore që u njoh si i pavarur nga Vladimir Putin përpara pushtimit, të nisur 24 ditë më parë.
Rrugët e evakuimit nga Luhansk u konfirmuan nga guvernatori rajonal Serhiy Gaiday.
“Është rënë dakord për një korridor humanitar, do të përpiqemi të evakuojmë njerëzit dhe të sjellim ushqim sot”, tha ai.
Ky “regjim heshtjeje” do të tentohet nga ora 9 e mëngjesit me orën lokale (07:00 GMT).
07:45-Pamje satelitore, ushtrua ruse përgatitet për mbrojtje, hap gropa në Kiev
Ushtria ruse e pozicionuar në në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev po merr masa për t’u mbrojtur. Disa imazhe imazheve satelitore të Maxar Technologies, tregojn se si ushtria ruse është duke gërmuar për të ndërtuar mbrojtje rreth armëve të saj ushtarake në Kiev. Pajisjet ushtarake shtesë ruse dhe ndërtime mbrojtjeje janë parë gjithashtu në fshatrat Zdvyzhivka dhe Berestyanka.
07:24-Zelensky i jep shansin e fundit Rusisë, bën thirrje për bisedime paqësore me Rusinë
Një shans të fundit për bisedime i ka dhënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy- Rusisë. Zelensky ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën. Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës. “Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.
07:15-Ukraina: Vramë një tjetër toger rus në luftë
Një toger ushtarak rus u vra në qytetin ukrainas të Chernobayevka pas një sulmi artilerie. Lajmin e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook. Në postim, thuhet se gjenerali është Andrei Mordvichev, komandanti i Ushtrisë së 8-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Forcave të Armatosura Ruse.
/abcnews.al